
Të Premten, më 13 Shtator, Ambasada e Shqipërisë mori pjesë në Tour-in Interaktiv ne Muzeun e Gevangenpoort, titulluar "Tour Interaktiv: Nga Diktatura në Demokraci", i organizuar nga Komiteti Holandez i Helsinkit. Një përfaqësuese e Komitetit Shqiptar të Helsinkit foli dhe ndau me pjesemarresit përvojat e kaluara të diktaturës, dhe çfarë progresi është bërë në tranzicionin drejt demokracisë në Shqipëri, që nga rënia e komunizmit.