E -Konsullata

Të nderuar bashkëatedhetarë,
Në kuadër të shërbimeve konsullore, lehtësimit të tyre, si dhe diplomacisë dixhitale, Ministria e Punëve të Jashtme ka krijuar aplikacionin celular "E-Konsullata".
Në të do të gjeni kontaktet e sakta dhe koordinatat e çdo përfaqësie shqiptare në botë; informacion mbi procedurat e legalizimeve të dokumenteve; shërbimet e tjera konsullore brenda dhe jashtë vendit; si dhe informacione mbi situatën për secilin prej 181 vendeve pjesë e E-Konsullata.
Në këtë aplikacion do të gjeni  informacion edhe mbi veprimet konsullore që ofron  Ambasada Shqiptare në Hagë, si: Rregjistrime fëmijësh dhe martese, prokura të thjeshta, deklarata ose vërtetime të ndryshme, leje të përkohshme udhëtimi, lënie ose marrje shtetësie shqiptare,etj.
Aplikacioni E-Konsullata mund të shkarkohet nga Appstore dhe Playstore e mund të përdoret kudo, mjafton që aparati të ketë akses në internet.
App Store - iTunes – Apple: https://itunes.apple.com/bt/app/e-konsullata/id1135893227
Android Apps on Google Play: https://play.google.com/store/apps/details
 
Për cdo pyetje lidhur me E-Konsullatën mos hezitoni te na kontaktoni.
Në attach po ju dërgojmë disa informacione më të hollësishme lidhur me aplikacionin.
Për të qenë më afër ambasadës dhe aktivitetit të saj ju lutem na ndiqni në FB, në adresën: https://www.facebook.com/albanianembassythehague

Adresa

Ambasada Shqiptare
Hoge Nieuwstraat 22, 2514 EL The Hague ,
2518 BD The Hague

Tel / Fax

Tel. +31 70 427 2101
Fax. +31 70 427 2083
Nr. i emergjences : +31616275159

E-MAIL

embassy.hague@mfa.gov.al
embalba@xs4all.nl

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:30 - 16:30