Curriculum vitae

 

 

SH.S. Znj. Adia SAKIQI

Ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Vendeve të Ulëta

Përfaqësuese të Republikës së Shqipërisë në Organizatën për Parandalimin e Armëve Kimike (OPAK) në Hagë, Holandë

Adia Sakiqi (l. 1977) lindi në Tiranë. Ajo është diplomuar në Universitetin katolik të Leuven, Belgjikës, në Filozofi dhe Shkenca Politike ku ka kryer studimet Master në Filozofi (2003) dhe Administratë Publike – Politikat e BE (2004). Adia Sakiqi e filloi karrierën e saj si interprete në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për Ish-Jugosllavinë në Hagë (2002-2004), profesion të cilin e vazhdoi ta kombinojë gjatë viteve në vazhdim, për Komisionin Europian, Parlamentin Europian dhe Këshillin e Europës (2008-2014). Adia Sakiqi punoi në diplomaci si eksperte komunikimi në Misioni e RSH pranë Bashkimit Europian, në Bruksel, Holandë (2004-2008).

Më vonë, ajo punoi për shoqërinë civile belge për politikat  e migracionin, në Flandër dhe Bruksel (2008-2010).Në vitet 2010-2014, Adia Sakiqi ishte përfaqësuese e G-Consultancy në Bruksel, ku punoi si konsulente për komunikim për Ballkanin Perëndimor, për çështje evropiane, marrëdhëniet ndërkombëtare si dhe konsulente për fjalimet në publik.AdiaSakiqi iu bashkua Shërbimit të Jashtëm të RSH në shtator 2014  dhe mban pozicionin e Ambasadores së Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Vendeve të Ulëta dhe Përfaqësueses së Republikës së Shqipërisë në Organizatën për Parandalimin e Armëve Kimike (OPAK) në Hagë, Holandë.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Hoge Nieuwstraat 22, 2514 EL The Hague ,
2518 BD The Hague

Tel / Fax

Tel. +31 70 427 2101
Fax. +31 70 427 2083
Nr. i emergjences : +31616275159

E-MAIL

embassy.hague@mfa.gov.al
embalba@xs4all.nl

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:30 - 16:30