Activities

‘‘ Event për filmin ‘Dita zë fill' të Gentian Kocit'' 9 nëntor 2018, Haga

Albanian

Mos e humbisni shfaqjen e filmit Dita zë fill ( Daybreak) të Gentian Kocit sot në mbrëmje në Filmhuis/Den Haag. Premiera hollandeze e filmit në kuadrin e Festivalit te Fqinjeve Lindorë (ENFF), në datë 9 nëntor, u ndoq nga shume art dashes hollandezë dhe shqiptarë. Edhe më interesante ishte biseda me Gentianin pas shfaqjes.
Shihemi sot në orën 19.00 ne Filmhuis/ Den Haag.

Çelja e ekspozitës "Imazhet e Kujtimeve" nga Orion Shima

Albanian

Në datën 7 Nëntor 2018, Ambasada Shqiptare në Hollandë çeli ekspozitën “Imazhet e Kujtimeve” të artistit të mirënjohur Orion Shima.
Eventi u zhvillua në ambientet e Galerisë së Artit të Ambasadës Shqiptare. Artisti ishte prezent gjatë hapjes së ekspozitës nga ora 5 në 7.

Vizita në Ambasadë - java HOP

Albanian

Studentët e Universitetit Leiden nga Studimet Ndërkombëtare, Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Studimet e Sigurisë, si dhe programe të tjera lidhur me çështjet globale dhe diplomacinë, vizituan sot më 23 gusht 2018, Ambasadën e Shqipërisë në Holandë. Si pjesë e ditëve të orientimit një grup studentësh ndërkombëtarë nga Italia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Sllovenia, Franca, Spanja, Sllovakia, si dhe nga Holanda, panë veprat e artit në Galerinë e Arteve të Ambasadës Shqiptare. Ambasadorja priti të ftuarit.

Ministrit Bushati mbajti një leksion mbi Strategjinë e fundit të Zgjerimit të Komisionit, në Universitetin e Leiden-it.

Albanian

Të martën më 13 shkurt 2018, Ambasada e Shqipërisë në Hollandë dhe Instituti Europa në Universitetin e Leiden-it organizuan një seminar mbi Strategjinë e fundit të Zgjerimit të Komisionit Evropian me pjesmarrjen e Ministrit z.Ditmir Bushati.
Leksioni i Ministrit Bushati, u mbajt mbi temën “Siguria e zgjerimit, perspektiva e vendeve të Evropës juglindore”. Në ligjëratën e tij, Ministri foli për rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit me vendet në rajon dhe për negociatat e pranimit me BE.

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Hoge Nieuwstraat 22, 2514 EL The Hague ,
2518 BD The Hague

Tel / Fax

Tel. +31 70 427 2101
Fax. +31 70 427 2083
Nr. i emergjences : +31616275159

E-MAIL

embassy.hague@mfa.gov.al
embalba@xs4all.nl

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:30 - 16:30