Activities

‘’Delegacioni shqipëtar I kryesuar nga Z. Gramoz Ruçi në vizitë pune ne Hollandë’’ - 24 maj 2019, Hollandë

Albanian

Një delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë, i kryesuar nga kryetari i tij, Z. Gramoz Ruçi, zhvilloi në datat 21 dhe 22 Maj, një vizitë pune në Hollandë.
Delegacioni u prit në takim nga Kryetarja e Dhomës së Ulët të Parlamentit, znj. Khadija Arib, e cila zhvilloi një senacë dëgjimore me përfaqësues të Komisionit për Cështjet e Jashtme të Dhomës së Ulët të Parlamentit dhe u prit nga Presidentja e Senatit të Hollandës Znj. Ankie Brokers-Knol. Gjithashtu delegacioni zhvilloi takime në MPJ të Hollandës dhe me aktorë të ndryshëm politika-bërës në Hollandë.

‘’Ministri në Detyrë Gent Cakaj takon deputetët holandezë’’- 7 maj 2019, Hollandë

Albanian

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, zhvilloi sot një takim me delegacionin e Parlamentit holandez të kryesuar nga Hayke Veldman, Kryetar i Komisionit për Çështjet Evropiane dhe Anne Mulder, raporter për Shqipërinë.
Ministri në Detyrë Cakaj njohu deputetët holandezë me ecurinë e reformave të ndërmarra nga Qeveria Shqiptare për përmbushjen e pesë prioriteteve kyçe dhe theksoi se Komisioni Evropian duhet t’i vlerësojë arritjet e Shqipërisë në mënyrë objektive, duke i pasqyruar në raportin që do të publikojë në fund të muajit maj.

‘’Ministri hollandez për Migracion, Mark Harbers, zhvilloi një vizitë të suksesshme në vendin tonë’’, 8 prill 2019, Tiranë

Albanian

Në datën 8 Prill 2019, Ministri hollandez për Migracion, Mark Harbers, zhvilloi një vizitë të suksesshme në vendin tonë. Vizita do t’i shërbejë thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit midis dy vendve në luftën kundër emigracionit të paligjshëm, duke gjetur rrugë sa më efikase për rezultate akoma më pozitive.

‘’Aktivitet për lançimin e projektit me Shkollën e Magjistraturës, së bashku me ministrin Z. Ferdinad Grapperhaus” - 28 mars 2019, Uthrecht Hollandë

Albanian

Në prani të magjistratëve të rinj, nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Shkollës së Magjistraturës dhe Qendrës së Trajnimeve dhe Studimeve për Gjyqësorin në Utreht të Holandës.

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Hoge Nieuwstraat 22, 2514 EL The Hague ,
2518 BD The Hague

Tel / Fax

Tel. +31 70 427 2101
Fax. +31 70 427 2083
Nr. i emergjences : +31616275159

E-MAIL

embassy.hague@mfa.gov.al
embalba@xs4all.nl

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:30 - 16:30