Activities

‘’Cakaj - Blok: Takim midis dy ministrave ne Hollandë’’- 7 qershor 2019

Albanian

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në Holandë, ku u prit në takim nga homologu i tij holandez Stef Blok.
Në takim u diskutuan marrëdhëniet bilaterale, reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për përmbushjen e pesë prioriteteve kyçe, në kuadër të hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian, si dhe pritshmëritë për hapjen e negociatave për anëtarësim.

‘’Delegacioni i Hollandës në Tiranë’’ – 6 qershor 2019, Tiranë

Albanian

Pritëm sot një delegacion të shkëlqyer nga Hollanda, gra drejtuese në biznes, media, kulturë, sektorin publik, me të cilat ndamë vizione mbi bashkëpunimin mes dy vendeve.

"Gratë fuqizojnë Gratë" - 6 qershor 2019, Tiranë

Albanian

"Gratë fuqizojnë Gratë" në një takim interaktiv në COD (Center for Openness and Dialogue), I zhvilluar ne datën 6 qeshor në Tiranë.
Pesë zonja të njohura hollandeze në Tiranë në takimin me zonjat shqiptare të politikës, biznesit, shoqërisë civile. Shkëmbime eksperiencash, përvojash, pikëpamjesh, në një diskutim për projektet e ardhshme.
Thecla Bodewes Shipyards - "Zhvillimi Ekonomik dhe Infrastruktura”.
Carolien Gehrels -"Zhvillimi Urban dhe Ujësjellësi”.
Marry de Gaay Fortman – “Gratë në Biznes dhe Fuqizimi i Grave”.

‘’Ambasadorja zhvilloj një vizitë në burgun për të huajt në Ter Apel’’- 30 maj 2019, Hollandë

Albanian

Ambasadorja e Shqipërisë në Hollandë, znj. Adia Sakiqi, zhvilloi një vizitë në burgun për të huajt në Hollandë, Ter Apel. Takimi me drejtorin e burgut Z. L.A. Huizenga u vlerësua i frytshëm nga të dy palët pasi dha një pamje të detajuar të situatës në terren dhe shërbeu për intensifikimin e bashkëpunimit jo vetëm me Ministrinë e Drejtësisë dhe Sigurisë dhe autoritetet policore, por edhe me strukturat e zbatimit të ligjit në Hollandë.
Në takim merrnin pjesë edhe përfaqësues të Departamentit të Riatdhesimit dhe Kthimit të Ministrisë së Drejtësisë dhe Sigurisë së Hollandës.

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Hoge Nieuwstraat 22, 2514 EL The Hague ,
2518 BD The Hague

Tel / Fax

Tel. +31 70 427 2101
Fax. +31 70 427 2083
Nr. i emergjences : +31616275159

E-MAIL

embassy.hague@mfa.gov.al
embalba@xs4all.nl

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:30 - 16:30