PASAPORTAT

Nga data 19 qershor 2017, ka filluar aplikimi për pasaporta në Konsullatën e Përgjithshme në Mynih (München), Gjermani. Duke qenë se përgatitja e pasaportës biometrike kërkon marrjen e shenjave biometrike dhe foton dixhitale, del e domosdoshme që për kryerjen e aplikimit për pasaportë personi të jetë prezent në Konsullatë.

Lutemi qytetarëve që të aplikojnë online në adresën :

http://www.punetejashtme.gov.al/…/sherbimet-konsullore-onli…

Për orientim sesi kryhet regjistrimi dhe më pas aplikimi në platformën SHKO (Shërbimi Konsullor Online), shihni Videon Udhëzuese në faqen tonë të FB.

Për çdo vështirësi që mund të hasni në regjistrim dhe aplikim, mos hezitoni të na kontaktoni edhe në numrat tanë të telefonit.​

 

Aplikimi mundësohet vetëm online nëpërmejt adresave si vijon:

www.e-albania.al

ose

http://www.punetejashtme.gov.al/al/sherbime/sherbimet-konsullore-online

ose

 

Për më tepër informacion shikoni videon orientuese tek faqja -FaceBook- të Konsulltës (General Consulate of Albania in Munich), duke klikuar tek "Video", ju shfaqet "Udhëzuesi i Platformës SHKO".

 

Shënim

Përveç shtetasve shqiptar që jetojnë në Gjermani, mund të aplikojnë për pasaporte në Konsullatën e Përgjithshme në Mynih edhe shtetasit shqiptarë që jetojnë në Austri, Zvicër, Ceki, Poloni.

 

Lejet e kalimit

 

Konsullata pajis me lejekalimi shtetasit shqiptarë që nuk kanë dokument të vlefshëm udhëtimi për tu kthyer në Shqipëri. Leja e kalimit ka afat vlefshmërie jo më shumë se 1 muaj.

 

Për të bërë kërkesën për leje kalimi, shtetasi shqiptar duhet të paraqitet personalisht në Konsullatë para punonjësit konsullor dhe të motivojë nevojën për pajisjen e tij me këtë dokument. Për konfirmimin e identitetit të tij, Konsullata merr në konsideratë dokumentacionin mbështetës të paraqitur.

 

Kur bëhet fjalë për lëshimin e një lejekalimi për të mitur (mosha nën 18 vjeç), para punonjësit konsullor së bashku me fëmijën duhet të jenë të pranishëm të dy prindërit, ose të paktën njëri prej tyre, por me prokurë përfaqësimi për tjetrin. Në rast se fëmija ka vetëm një prind ose ka një kujdestar, kërkesës për leje kalimi i bashkëlidhen dokumentet që konfirmojnë kujdestarinë mbi fëmijën.

 

Bëhet përjashtim për prezencën e shtetasit në rastet kur ai:

 

- është i ndaluar, arrestuar ose burgosur. Në këtë rast lejohet pranimi i kërkesës së bërë nga zyra e të huajve që merret me veprimet e kthimit në atdhe të personave që nuk kanë të drejtë qëndrimi në Gjermani;

 

- për arsye të forta shëndetësore nuk mund të paraqitet në përfaqësi. Në këtë rast kërkesën e bëjnë familjarët duke paraqitur një deklaratë përfaqësimi dhe dokumente të tjera bindëse. Sipas mundësive, punonjësi konsullor shkon dhe bën verifikimin në spital apo në vendin ku ndodhet i sëmuri.

 

Vërtetimi i identitetit bëhet me një nga dokumentet e mëposhtme:

 

- Pasaportë e pavlefshme;

 

- Kartë identiteti origjinale;

 

- Çertifikatë lindje nga gjendja civile përkatëse;

 

- Leje drejtimi automjeti.

 

Në rast se kërkesa për leje kalimi bëhet për arsye të humbjes së pasaportës, atëherë kërkuesi i lejes së kalimit duhet të paraqesë në ambasadë edhe dokumentin i denoncimit në polici për humbjen e pasaportës.

 

Përveç dokumenteve të mësipërme, shtetasi që kërkon lejen e kalimit duhet të sjellë me vete edhe dy fotografi aktuale pasaporte, si dhe faturën e pagesës prej 30€ të kryer në llogarinë e Konsullatës për shërbimet konsullore.

Adresa

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë
München / Germany
ALBERT-SCHWEITZER-STR.62 81735 MÜNCHEN

Tel / Fax

Tel:+49 (0) 8992284522
+49 (0) 8992284524
Fax: +49 (0) 8992284523
Raste emergjente nr.
Tel: +4915237913997​

Orari zyrtar

E Hënë - e Premte
09:00-14:00