Njoftim-Konsullata e mbyllur në datat 16-31 mars-shkak koronavirusi

Të nderuar qytetarë!
Ju vemë në dijeni se në vijim të situatës së jashtëzakonshme të përhapjes së koronavirusit në Gjermani, si dhe të masave tepër të veçanta të ndërmarra nga qeveria e Landit të Bavarisë mbi kufizimin dhe mospërhapjen në popullatë të këtij virusi të rrezikshëm për jetën, Konsullata e Përgjithshme e RSH-së në Mynih, pezullon të gjitha takimet me publikun, prej datës 16 mars deri në 31 mars 2020!
Të gjitha takimet e planifikuara në këto data do të shtyhen. Njoftimet për datat e reja të takimeve do ju dërgohen në vijim, me anë të postës elektronike, nga konsulli përkatës.

Përjashtim nga ky njoftim përbëjnë vetëm rastet tepër të veçanta, të lëshimit të Lejeve të Kalimit për personat e bllokuar ne kufij apo aeroporte, si dhe Lejet e transportit për shërbimet funerale.
Urojmë për ju dhe familjet tuaja, tejkalimin me kurajo dhe me masa mbrojtëse të kësaj situate të jashtëzakonshme, si dhe kthimin sa më parë në veprimtarinë normale të punës dhe të jetës!
Faleminderit për mirëkuptimin!

Adresa

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë
München / Germany
Ehrenbreitsteiner strasse 28, 2 OG, 80993 München

Tel / Fax

Tel:+49 (0) 8992284522
+49 (0) 8992284524
Fax: +49 (0) 8992284523
Raste emergjente nr.
Tel: +4915237913997​

Orari zyrtar

E Hënë - e Premte
09:00-14:00