Njoftim i rëndësishëm!

Te nderuar qytetare shqiptare, qe gjendeni ende brenda territorit te Republikes Federale Gjermane:

Te gjithe ju qe nuk keni me mundesi te ktheheni ne Shqiperi dhe jeni te detyruar te qendroni ne Gjermani deri ne rihapjen e mundesive te transportit per Shqiperi, lutemi vini re se kufizimi i qendrimit per 90 dite nuk do te çojë automatikisht ne penalizimin tuaj, nese ju adresoni kete situate prane autoriteteve respektive te qytetit dhe landit ne te cilin po qendroni, ne kohe dhe para skadimit te afatit te udhetimit per 90 dite.  

Shume e Rendesishme:

Te vetmet autoritete ne Gjermani per te miratuar zgjatjen e qendrimit ne zonen e Schengen si dhe cdo lloj vize tjeter qe mund t´i mbaroje afati brenda kohes qe nuk eshte e mundur udhetimi jashte Gjermanise, jane Zyrat e te Huajve (Ausländerämter) te secilit qytet ne secilin Land (Shtet Federal).

Lutemi sigurohuni qe te merrni kontakt (permes mailit, telefonit, paraqitjes personale vetem ne rastet kur ju kerkohet shprehimisht te veproni keshtu) me keto zyra dhe te protokolloni zyrtarisht kerkesen tuaj, per zgjatjen e afatit te qendrimit sipas ligjit ne fuqi. Lutemi ruajeni me shume kujdes kete dokument dhe ne momentin e largimit nga Gjermania, paraqiteni ate si dhe kopjen e biletes origjinale, te cilen nuk mund ta perdornit per shkak te pezullimit te udhetimit gjate kontrollit te pasaportes.  

Per shkak te mbingarkeses qe kane zyrat e te huajve (Ausländeramt) ne kohen e kufizimeve ne levizje, ju keshillojme te kontrolloni faqet respektive te internetit te tyre per te marre informacion mbi menyren e kontaktimit dhe protokollimin zyrtar te kerkeses per zgjatjen e vizes. Ju lutemi, mos shkoni prane zyrave pa marre nje informacion te qarte nese mund te shkoni apo nese ju lejohet te shkoni per te shmangur rrezikun e infektimit tuaj.

Gjithashtu, sugjerojme qe te gjithe qytetaret te kthehen sa me pare dhe para perfundimit te afatit te udhetimit, brenda mundesise me te pare.

Adresa

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë
München / Germany
Ehrenbreitsteiner strasse 28, 2 OG, 80993 München

Tel / Fax

Tel:+49 (0) 8992284522
+49 (0) 8992284524
Fax: +49 (0) 8992284523
Raste emergjente nr.
Tel: +4915237913997​

Orari zyrtar

E Hënë - e Premte
09:00-14:00