Të nderuar bashkatdhetarë!
Konsullata e Përgjithshme e RSH në Mynih hapet në datën 11 maj 2020!
KUR TË PARAQITENI NË KONSULLATË DUHET TË KENI MARRË ME VETE MASKË MBROJTËSE. Nëse nuk i keni nuk do lejoheni të aplikoni! Kujdes: Landi i Bavarisë nga data 27 prill 2020, e ka bërë me detyrim vendosjen e maskave mbrojtëse, pasi nëse nuk i keni gjobiteni!
Qëndroni në kontakt me postën tuaj elektronike, ku do ju dërgohen nga konsujt detajet e datave dhe orareve e reja të takimit, si dhe rregullat që duhen respektuar nga ana juaj!
Qytetarët do të pranohen sipas Termineve të përcaktuar nga sistemi www.e-albania.al. (Shërbimet Konsullore Online).