Articles

Shërbimi Konsullor Online

Albanian

http://www.punetejashtme.gov.al/al/sherbime/sherbimet-konsullore-online
Shërbimet Konsullore Online

Kjo platformë ofron procedurat e automatizuara dhe dixhitalizimin e të gjitha shërbimeve konsullore

Shërbimi Konsullor Online

Albanian

Shërbimet Konsullore Online
Kjo platformë ofron procedurat e automatizuara dhe dixhitalizimin e të gjitha shërbimeve konsullore
TË NDERUAR QYTETARË, Pasi te klikoni ne link-un me poshte, duke klikuar mbi sejcilin nga shërbimet konsullore të listuara, Ju keni mundësi të informoheni mbi procedurat e çdo shërbimi konsullor, dokumentet e nevojshme, si dhe përcaktimin e afateve kohore dhe kostot përkatëse.

GËZUAR KRISHTLINDJET DHE VITIN E RI 2016!

Albanian

Reforma Konsullore: lehtësohen procedurat midis Gjermanisë dhe Shqipërisë

Albanian

 

Pas Italisë dhe Belgjikës, që nga dita e sotme (12 dhjetor 2016), edhe Gjermania fillon zbatimin e regjimit pa legalizim të dokumenteve sipas Konventës së Hagës. Ky hap do t’i kursejë shtetasve tanë kohë dhe shpenzime.

 

Në vijim të një pune disavjecare të dy Ministrive të Punëve të Jashtme dhe duke marrë në konsideratë modernizimin dhe garancitë e rregullshmërisë së dokumenteve që lëshohen nga administrata shqiptare, Gjermania vendosi të pranojë zbatimin reciprok të regjimit pa legalizim të dokumenteve, i njohur si regjimi i Apostille-s.

 

Aktivitet kulturor me rastin e Festës Kombëtare

Albanian

 
Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë Kombëtare, z. Arten Hanku, Konsulli Përgjithshëm i RSH në Mynih, mori pjesë në programin kulturor të organizuar nga Shoqata Bavarezo-Kosovare me seli në Mynih, në hapjen e ekspozitës së piktores Harisa Rexhepi, dhe shfaqjen e filmave shqiptarë të autorëve Bekim Sele dhe Arben Shala. 

Shqipëria dhe Kosova me konsullatë të përbashkët në Mynih

Albanian

Së bashku me kolegun dhe mikun Enver Hoxhaj, Ministren Bavareze për Çështjet Evropiane Beate Merk, çelëm Konsullatën e përbashkët në Mynih.

Shtëpia e re e shqiptarëve në Mynih mbulon landet e Bavarisë, Baden-Württemberg, Rheinland-Pfalz dhe Saarland, duke ofruar shërbime të sigurta e transparente.

Konsullata e Përgjithshme do ti japë një shtysë intensifikimit të marrëdhënieve ekonomike e kulturore me landet të cilat janë në rrethin e juridiksionit e saj.

E- Konsullata

Albanian

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Përfaqësitë Diplomatike dhe Konsullore të Republikës së Shqipërisë lançojnë aplikacionin konsullor 'E-Konsullata'. Ky aplikacion vjen ne kuadër të reformës së ndërmarrë nga MPJ në fushën e shërbimeve konsullore. Aplikacioni konsullor 'E-Konsullata' mund të shkarkohet në celularin tuaj nga Appstore dhe Playstore në çdo aparat celular apo tabletë që ka akses në internet dhe mund të përdoret kudo, duke shërbyer si një platformë interaktive komunikimi dhe informimi për të gjithë qytetarët shqiptarë kudo që ndodhen. Në aplikacion do të gjeni: -kontaktet e sakta dhe koordinatat e çdo përfaqësie shqiptare në botë; -informacion mbi procedurat e legalizimeve të dokumenteve; -shërbimet e tjera konsullore brenda dhe jashtë vendit; -informacione mbi situatën politike e shëndetsore, mbi gjuhën, kulturën, besimin, valutën për secilin vend prej 181 vendeve pjesë e E-Konsullata. Ajo është një portë e drejtpërdrejt komunikimi me Ministrinë e Punëve të Jashtme pasi nëpërmjet saj mund t'i drejtoheni dhe raportoni në Drejtorinë e Shërbimeve Konsullore te MPJ-së. Nëpërmjet këtij aplikacioni do të gjeni përgjigjen e shumë pyetjeve për shërbimet që mund të ofrojë Ministria e Punëve te Jashtme dhe selitë diplomatike e konsullore të Republikës së Shqipërisë në botë, duke shërbyer njëkohësisht dhe si një udhërrëfyes për sigurinë e shtetasve shqiptarë që ndërmarrin udhëtime në çdo vend të botës. Ju ftojmë ta shkarkoni aplikacionin në: App Store - iTunes – Apple: https://itunes.apple.com/bt/app/e-konsullata/id1135893227… Android Apps on Google Play: https://play.google.com/store/apps/details

E- Konsullata

Albanian

COLOURS OF ALBANIA - GET READY

Albanian

Çfarë është Colours of Albania? Fushatë mbarëkombëtare dhe konkurs fotografik në mediat sociale për promovimin e Shqipërisë (Instagram, Facebook, Twitter, Web) Prezanto me imagjinatë Shqipërinë! Kjo iniciativë synon prezantimin e imazhit të vendit, duke përcjellë anë e mbanë botës ngjyrat e vërteta të shoqërisë, qytetet dhe fshatrat mahnitëse, bregdetet dhe pejsazhet e paprekura, si dhe pazaret e kështjellat historike të Shqipërisë. Konkursi #ColoursofAlbania Tema ështe e lirë, duke përfshirë këtu bashkëjetesën fetare, shoqërinë shqiptare, artin, kulturën, etj.

Pages

Adresa

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë
München / Germany
ALBERT-SCHWEITZER-STR.62 81735 MÜNCHEN

Tel / Fax

Tel:+49 (0) 8992284522
+49 (0) 8992284524
Fax: +49 (0) 8992284523
Raste emergjente nr.
Tel: +4915237913997​

Orari zyrtar

E Hënë - e Premte
09:00-14:00