Aktivitet për promovimin dhe hapjen e klasave për mësimin plotësuese të gjuhës shqipe

Në datën 10 nëntor 2017 në ambjentet e përbashkëta të Konsullatës së Republikës së Shqipërisë dhe Konsullatës së Republikës së Kosovës, me iniciativë të dy Konsullatave, u zhvillua aktiviteti “Mbështetja dhe hapja e klasave për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në Bavari”
Nëtakim morë pjesë përfaqësues të Këshillit të Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe, përfaqësues të Këshillave të Prindërve, mësues të qytetit të Mynihut dhe rrethinave dhepërfaqësues të LAPSH (Lidhja Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptar në Bayern).
Për Konsullatën e RSH-së, përshëndeti të pranishmit Konsulli i Përgjithshëm, Z. Arten Hanku, i cili u ndal tek domosdoshmëria e suksesit të projektit të iniciuar "për mësimin plotësues të gjuhës shqipe„. Janë për tu përgëzuar hapat e deritanishëm, me krijimin e klasave të hapura në rajonin e Bavarisë.Gjithashtu, Z. Hanku theksoi se qëllimi i takimit ka të bëjë me mbështetjen, inkurajimin dhe nxitjen që dy Konsullatat tona, i japin organizatorëve që po merren me hapjen e klasave për mësimin plotësues të gjuhës shqipe. Ai u bëri thirrje të pranishmëve që në emër të idealit për të mos harruar gjuhën amtare, sidomos brezat e ardhshëm, duhet që shoqatat të lënë mënjanë pengesat dhe kontradiktat midis tyre dhe të bashkohen, për të patur sukses në realizimin e projektit të sapo nisur “hapja e klasave për mësimin plotësues të gjuhës shqipe”, e cila përpos të tjerave duhet të shihet edhe si një detyrë patriotike.Për Konsullatën e Republikës së Kosovës përshëndeti të pranishmit këshilltari, Z. Faket Kajtazi, i cili shprehu vlerësimin pozitiv për formimin e Këshillit të Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe. Po ashtu, ai shtoi se të dyja Konsullatat janë në mbështetje morale të mbarëvajtjes të projektit për hapjen e klasave, për mësimin plotësues të gjuhës shqipe.
Në emër të pranishmëve përshëndeti z.Isuf Bytyci, përfaqësues i KMPGJSH, i cili shprehu mirënjohje për organizimin e këtij aktiviteti të ndërmarrë nga të dyja Konsullatat. Po ashtu, ai u shpreh pozitivisht për bashkëpunimin e të gjithë personaliteteve shqiptare në Landin e Bavarisë, për të cuar përpara hapjen e klasave për mësimin plotësues të gjuhës shqipe.

Adresa

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë
München / Germany
Ehrenbreitsteiner strasse 28, 2 OG, 80993 München

Tel / Fax

Tel:+49 (0) 8992284522
+49 (0) 8992284524
Fax: +49 (0) 8992284523
Raste emergjente nr.
Tel: +4915237913997​

Orari zyrtar

E Hënë - e Premte
09:00-14:00