Urim per Diten e Komunes se Tuzit

Dita e parë e shtatorit është dita e Komunës se Tuzit. Kjo është një ditë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm një festë kalendarike.

Dita e Komunës mbart një simbolike të rëndësishme, pasi vjen në një kohë kur prej më shumë se një viti ajo administrohet me sukses nga Forumi Shqiptar.

Komuna e pavarur dhe administrimi me sukses i saj është tregues i pjekurisë politike të udhëheqësve te faktorit politik shqiptar dhe evidence e shkëlqyer e bashkëpunimit dhe bashkëjetesës shembullore midis shqiptarëve, malazezëve dhe grupeve të tjera etnike, për të ardhmen dhe prosperitetin e Tuzit.

Gëzuar dhe suksese të mëtejshme!

Ambasada e Shqipërisë në Podgoricë

Adresa

Ambasada Shqiptare
Bulevar Dzordza Vashingtona br.98
Capital Plaza, 81000 Podgorica Montenegro

Tel / Fax

Tel: +38220671772
Fax: +38220671772
Emergjencat: +382 67 288 757

E-MAIL

embassy.podgorica@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00