Takime te Ambasadorit

Ambasadori Ridi Kurtezi zhvilloi takime njohëse me Đorđe Radulović – Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme; Prof. Dr. Olivera Injac – Ministrër i Mbrojtjes; Sergej Sekulović – Ministër i Punëve të Brendshme dhe Zorka Kordic – Kryenegociatore me BE në qeverinë e Malit të Zi.

Gjatë këtyre takimeve, Ambasadori Kurtezi ka përcjellë urimet më të mira për sukses gjatë mandatit të ministrave në krye të institucioneve që ata drejtojnë si dhe ka riafirmuar qëndrimin e Qeverisë shqiptare për të zgjeruar dhe për të intensifikuar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve tona fqinjë, në dobi të progresit të gjithanshëm demokratik dhe përshpejtimit të axhendës së integrimit në sistemin e vlerave dhe standarteve europiane.

Ambasadori Kurtezi ka vleresuar se pakica shqiptare në Malin e Zi është një urë e qëndrueshme miqësie dhe një faktor i rëndësishëm paqeje, stabiliteti, zhvillimi dhe integrimi. Pasi ka vlerësuar atë cka është realizuar deri më sot, ai ka inkurajuar forcimin e metejshëm të kohezionit social dhe krijimin e kushteve dhe mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët e Malit të Zi.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Bulevar Dzordza Vashingtona br.98
Capital Plaza, 81000 Podgorica Montenegro

Tel / Fax

Tel: +38220671772
Fax: +38220671772
Emergjencat: +382 67 288 757

E-MAIL

embassy.podgorica@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00