Bashkëjetesa fetare është jetike për një shoqëri në paqe dhe në harmoni

Takimet me autoritetet e komuniteteve religjioze, ndodh të mos jenë edhe aq të shpeshta, por sa herë që kryhen janë mbresëlënëse. Përshtypje të veçantë më la vizita tek selia e Bashkësisë Islame të Malit të Zi dhe biseda e gjallë me kryetarin e kësaj bashkësie Reis Rifat ef.Fejziq. Gjatë bisedës së ngrohtë u prekën çështje të jetës së komunitetit mysliman në Mal të Zi, të bashkëjetesës me besimtarët e religjioneve të tjera dhe ramë në emërues të përbashkët se zhvillimi i demokracisë në të dy vendet tona është garanci e njëkohëshme edhe për qëndrueshmërinë e moralit të shëndoshë në shoqëri, i cili ushqehet, ndër të tjera edhe nga religjioni. Pata nderin gjithashtu, t'i përcjell Reis Rifat ef.Fejziqit përshëndetjet e ngrohta nga Komuniteti Mysliman në Shqipëri. Theksuam, se përvojat e tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare në Shqipëri e Mal të Zi, janë jo vetëm një kontribut i pashoq dhe shembull i dialogut midis civilizimeve, në rajon e më gjerë, por edhe i çtensionimit të problematikave sociale, ndëretnike etj. Në këtë frymë u shqyrtuan në takim edhe ide, projekte të humanizimit të mëtejshëm të shoqërive tona. Religjioni në përgjithësi dhe komuniteti mysliman në rastin konkret ka potenciale ende të pashfrytëzuara në këtë drejtim.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Bulevar Dzordza Vashingtona br.98
Capital Plaza, 81000 Podgorica Montenegro

Tel / Fax

Tel: +38220671772
Fax: +38220671772
Emergjencat: +382 67 288 757

E-MAIL

embassy.podgorica@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00