Articles

Ambasadori Ridi Kurtezi zhvilloi disa takime njohese në Ulqin me përfaqësues të partive politike shqiptare dhe autoritete të pushtetit lokal

Albanian

Ambasadori Ridi Kurtezi zhvilloi disa takime njohese në Ulqin me përfaqësues të partive politike shqiptare dhe autoritete të pushtetit lokal, ndër ta me Kryetarin e Komunës së Ulqinit Loro Ndrekiç, Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Faik Nika, Kryetarin e Partise Forca, Nazif Cungu, Kryetarin e Partise Demokratike Shqiptare, Fatmir Gjeka, Zv. Kryetarin e UDSH, Znj. Hadixhe Gjoni.

Ambasadori i ri i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, z. Ridi Kurtezi në takim me kryesinë e Lidhjes Demokratike Shqiptare në Tuz

Albanian

Ambasadori i sapoemëruar i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, z. Ridi Kurtezi, zhvilloi një takim me Kryetarin e Lidhjes Demokratike Shqiptare, z. Nikollë Camaj dhe zyrtarë të lartë të kësaj partie, në selinë e LDSH-së në Tuz. Ky ishte një takim njohës, në të cilin u shkëmbyen, gjithashtu, mendime lidhur me zhvillimet aktuale në kuadër vendor dhe më gjerë për çështje që kanë të bëjnë me komunitetin shqiptar në Mal të Zi, veprimtarinë e LDSH-së, etj. Me këtë rast, Ambasadori Kurtezi shprehu gatishmërinë e tij dhe të Ambasadës për kontakte aktive dhe bashkëpunim frytdhënës.

Ambasadori i ri i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, z. Ridi Kurtezi në takim me kryesinë e Alternativës Shqiptare në Tuz

Albanian

Ambasadori i ri i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, z. Ridi Kurtezi, zhvilloi një takim me Kryetarin e Alternativës Shqiptare, z. Nik Gjeloshaj dhe zyrtarë të lartë të kësaj partie, në selinë e ASH-së në Tuz. Ky ishte një takim njohës, në të cilin u shkëmbyen, gjithashtu, mendime për çështje që kanë të bëjnë me komunitetin shqiptar në Mal të Zi dhe veprimtarinë e ASH-së. Me këtë rast, Ambasadori Kurtezi siguroi për gatishmërinë e tij dhe të Ambasadës për kontakte aktive dhe bashkëpunim frytdhënës.

Ambasadori i sapoemëruar i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, z. Ridi Kurtëzi, zhvilloi një takim në mjediset e Komunës së Tuzit, me Kryetarin e Komunës, z. Abedin Axhoviq dhe zyrtarë të tjerë të lartë të saj.

Albanian

Ambasadori i sapoemëruar i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, z. Ridi Kurtëzi, zhvilloi një takim në mjediset e Komunës së Tuzit, me Kryetarin e Komunës, z. Abedin Axhoviq dhe zyrtarë të tjerë të lartë të saj. Ambasadori uroi për statusin e ri, atë të Komunës së plotë të Tuzit dhe u interesua për ecurinë e procesit të realizimit të këtij statusi.

Mbahet Samiti i Kartës së Adriatikut me Zëvëndës-Presidentin amerikan Mike Pence

Albanian

Kryeministri Rama, i shoqëruar nga MPJ Bushati, mori pjesë në Samitin e posaçëm të Kartës së Adriatikut që u mbajt më datë 2 gusht në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë, në praninë e  Zv/Presidentit të SHBA-ve, z. Michael R. Pence, dhe krerëve të shteteve dhe qeverive të rajonit.
Samiti ishte një moment i përshtatshëm, për vendet e rajonit për të ritheksuar edhe një herë me palën amerikane rëndësinë strategjike të hapësirës adriatike, si dhe për të ritheksuar vendosmërinë e vendeve të Kartës për të jetësuar integrimin e plotë euroatlantik të Ballkanit Perëndimor.

Programi i praktikës “Summer at Marubi”

Albanian

SUMMER AT MARUBI
 
Me mbështetjen Ministrisë së Punëve të Jashtme, Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi, lançon internshipin “Summer at Marubi”, një iniciativë e cila synon përfshirjen e të rinjëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit në punën e muzeut gjatë pushimeve verore. 

Intervista e Ministrit Ditmir Bushati për Koha Ditore

Albanian

Pyetje: Ngjarjet në Maqedoni, shoqëruar edhe me ngjarje të dhunshme në parlamentin e këtij vendi dhe kriza të tjera si ajo e përplasjeve të forta politike në vendin tuaj, por edhe në Bosnjë, Kosovë, Mal të Zi e Serbi. A po shkon Ballkani drejt trazirave e konflikteve?

Colors of Albania

Albanian

Merrni pjesë në fushatën dhe konkursin fotografik për promovimin e Shqipërisë! Ministria e Punëve të Jashtme - Republika e Shqipërisë Colours of Albania

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Bulevar Dzordza Vashingtona br.98
Capital Plaza, 81000 Podgorica Montenegro

Tel / Fax

Tel: +38220671772
Fax: +38220671772
Emergjencat: +382 67 288 757

E-MAIL

embassy.podgorica@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00