Articles

Suksese te metejshme Komunes Tuz

Albanian

Me pergjegjshmeri politike dhe mision qytetar, faktori politik shqiptar ka nenshkruar sot marreveshjen e koalicionit zgjedhor,  duke formalizuar pjesemarrjen ne zgjedhjet komunale ne Tuz permes listes se perbashket "Forumi Shqiptar" dhe sloganit "Malesia na Bashkon".
Ambasada e RSH uron suksese ne kete gare elektorale dhe eshte besimplote se kjo marreveshje eshte hapi i duhur ne rrugen per fitoren dhe drejtimin e Komunes se Tuzit, permes bashkejeteses dhe bashkepunimit shembullor me malazezet dhe te gjitha grupet e tjera etnike.
Suksese te metejshme Komunes Tuz!

Ambasadori Ridi Kurtezi zhvilloi një takim miqësor me Kryeministrin Markoviq

Albanian

Në datën 26 nëntor 2018, Ambasadori Ridi Kurtezi zhvilloi një takim miqësor me Kryeministrin Markoviq, ku dhe diskutuan ecurinë e marrdhënjeve dypalëshe dhe ku shprehën dëshirën dhe vullnetin për intensifikimin e tyre dhe bashkëpunimit të mëtejshem me qellim ruajtjen dhe forcimin e stabilitetit dhe prosperitetit në rajon.

Malesia festoi Diten e Flamurit

Albanian

Malesia festoi Diten e Flamurit. Ne organizim te Keshillit Kombetar te shqiptareve, ne qendren e kultures "Malesia" ne Tuz u organizua nje koncert tematiko-festiv, me pjesemarrje te gjere te shqiptareve nga Tuzi-Malesia, por edhe nga Ulqini e zona te tjera. Te pranishem ishin perfaqesues politike e zyrtare te shqiptareve ne MZ, veprimtare, perfaqesues te mediave, etj.
Moren pjese, gjithashtu, perfaqesues te Ambasadave te Shqiperise e Kosoves.

Ne daten 26 Nentor 2018, Ambasada e RSH ne Podgorice organizoi pritjen zyrtare me rastin e Festes Kombetare - Dites se Flamurit.

Albanian

Ne daten 26 Nentor 2018, Ambasada e RSH ne Podgorice organizoi pritjen zyrtare me rastin e Festes Kombetare - Dites se Flamurit.

Në datat 24 dhe 25 nëntor, me rastin e festës së flamurit dhe festimeve të vitit mabrëkombëtar të Heroit Gjergj Kastriot Skënderbeu, Presidenti i Republikës z. Ilir Meta, zhvilloi një vizitë në komunën e Rrozhajes në Malin e Zi.

Albanian

Në datat 24 dhe 25 nëntor, me rastin e festës së flamurit dhe festimeve të vitit mabrëkombëtar të Heroit Gjergj Kastriot Skënderbeu, Presidenti i Republikës z. Ilir Meta, zhvilloi një vizitë në komunën e Rrozhajes në Malin e Zi. Gjatë vizitës ai morri pjesë në aktivitetin e përvitshëm artistik që organizohet në Malësi me temën “Ora e Maleve” si dhe zhvilloi disa takime me përfaqesues të Komunës Rrozhaje, intelektualë dhe përfaqësues të artit dhe kulturës shqiptare në këto treva, si dhe vizitoi shkollën 9-vjeçare fillore në Dacaj.

Ambasadori Ridi Kurtezi ka zhvilluar në datën 21 nëntor 2018 takime të veçanta me Ministrin e Transportit, z. Osman Nurkoviq dhe Ministrin e Turizmit dhe Zhvillimit, z. Pavle Raduloviq.

Albanian

Në vijim të takimeve me ministrat e kabinetit qeveritar në Podgoricë, Ambasadori Ridi Kurtezi ka zhvilluar në datën 21 nëntor 2018 takime të veçanta me Ministrin e Transportit, z. Osman Nurkoviq dhe Ministrin e Turizmit dhe Zhvillimit, z. Pavle Raduloviq. Takimet kanë patur karakter njohës dhe gjatë tyre është diskutuar lidhur me çështje të bashkëpunimit dypalësh.

Dje, në rezidencën e Presidentit malazez, Milo Gjukanoviq, në Cetinje, u zhvillua ceremonia e paraqitjes së Letrave Kredenciale nga Ambasadori Ridi Kurtezi.

Albanian

Dje, në rezidencën e Presidentit malazez, Milo Gjukanoviq, në Cetinje, u zhvillua ceremonia e paraqitjes së Letrave Kredenciale nga Ambasadori Ridi Kurtezi. Pas parakalimit të rojeve të nderit, nderimit të flamurit dhe dorezimit të Kredencialeve, Ambasadori Kurtezi u prit në takim nga Presidenti Gjukanoviq.
 

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Bulevar Dzordza Vashingtona br.98
Capital Plaza, 81000 Podgorica Montenegro

Tel / Fax

Tel: +38220671772
Fax: +38220671772
Emergjencat: +382 67 288 757

E-MAIL

embassy.podgorica@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00