Articles

Me Vendim te Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise, data 27 nentor 2019 eshte shpallur Dite Zie ne Republiken e Shqiperise.

Albanian

Te nderuar bashkekombas!
Me Vendim te Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise, data 27 nentor 2019 eshte shpallur Dite Zie ne Republiken e Shqiperise.
Libri i ngushellimeve per te gjithe jetet e humbura ne kete fatkeqesi natyrore do te hapet ne Ambasaden e Shqiperise ne Podgorice ne datat 27 dhe 28 nentor 2019 ne oraret 12.00 - 17.00 si dhe do te pranohen dhe mirepriten edhe ne adresen elektronike Condolences@mfa.gov.al

Ambasada e Shqiperisë në Malin e Zi i fton të gjithë bashkëpunëtorët, shoqatat dhe bizneset të ofrojnë ndihmën e tyre në këtë moment solidariteti për familjet dhe qytetarët në nevojë të prekur nga termeti. #ShiperiaSolidare

Albanian

Ambasada e Shqiperisë në Malin e Zi i fton të gjithë bashkëpunëtorët, shoqatat dhe bizneset të ofrojnë ndihmën e tyre në këtë moment solidariteti për familjet dhe qytetarët në nevojë të prekur nga termeti. #ShiperiaSolidare

Për ti ardhur në ndihmë të gjithë familjeve të dëmtuara nga tërmeti kemi vendosur në dispozicion disa llogari bankare.

“Kontribute vullnetare, Emergjenca ” në banke te nivelit të dytë

Banka Credins

Ne kuader te nismes "Tetori i Librit", Ambasada e RSH ne Podgorice organizoi nje mbremje letrare me pranine e autoreve shqiptare ne Malin e Zi

Albanian

Ne kuader te nismes "Tetori i Librit", Ambasada e RSH ne Podgorice organizoi nje mbremje letrare me pranine e autoreve shqiptare ne Malin e Zi, dashamires te librit dhe nxenes te shkolles shqip ne Tuz.
Libri shqip, letrat shqip, letersia shqip, jane ato qe percjellim ne menyren me te mire te lexuesi jone dhe i huaj, vlerat, traditat, historine dhe pasurine tone shpirterore.

Vendosja e përmendores së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Albanian

Të dashur nxënës dhe mësues të Shkollës Gjergj Kastriot Skënderbeu në Triesh!

Sot u mblodhëm sëbashku në shkollën tuaj për të shënuar një ngjarje të rëndësishme dhe me simbolikë të veçantë, atë të vendosjes së përmendores së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Gjergj Kastriot Skënderbeu është figura më përbashkuese e shqiptarëve, ai është simboli i unitetit dhe qëndresës, ndaj dhe prania e tij në shkollën tuaj do të shërbejë si shembull dhe motiv për mësuesit dhe nxënësit për më shumë përkushtim, më shumë dedikim dhe më shumë dije.

Gëzuar ditën e Shën Terezës

Albanian

Te dashur bashkëkombas,
Sot është dita e përkujtimit dhe respektit ndaj veprës së ndritur dhe të paharruar të Shën Terezës, simbolit të nënës shqiptare, shembullit të jashtëzakonshëm të dashurisë dhe misionit të përkujdesjes.
Me madhështinë dhe thjeshtësisë e saj, Nënë Tereza është frymëzimi që na nxit çdo ditë për të bërë gjëra të vogla me dashuri të madhe, për të hapur horizonte të reja shprese dhe lumturie, për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë, më sociale dhe më gjithëpërfshirëse.

Urime ditën e parë të këtij viti të ri shkollor

Albanian

Me një fotografi nga Shkolla Fillore në Dacaj, sot në ditën e parë të këtij viti të ri shkollor, gjej rastin të uroj të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollave shqip ne Malin e Zi! 

Urime të përzemërta shkojnë në Tuz, Ulqin, Tivar, Plavë, Guci, Rrozhajë e kudo ku gjenden shkollat shqip në Malin e Zi.

Një urim të veçantë për të gjithë nxënësit e klasave të para, për ata që po fillojnë një etapë të re të jetës së tyre dhe kur po fillojnë të përgatiten për të nesërmen.

Urimi i Ambasadorit për ditën e Komunës se Tuzit

Albanian

Të dashur Malësorë,
Të dashur qytetarë të Tuzit,
1 shtatori është dita e Komunës tuaj! Sëbashku festojmë këtë ngjarje të rëndësishme për të gjithë shqiptarët. Kjo është një ditë e veçantë dhe jo thjesht një festë kalendarike. Kjo është një ditë e cila mbart një simbolike të rëndësishme.

Ne datat 15-16 Prill, ne Podgorice, zhvilloi punimet Konferenca Nderkombetare me teme " Parlamentaret e Rinj - BE dhe Ballkani Perendimor"

Albanian

Ne datat 15-16 Prill, ne Podgorice, zhvilloi punimet Konferenca Nderkombetare me teme " Parlamentaret e Rinj - BE dhe Ballkani Perendimor" Ne kete Konference morren pjese disa deputete te Kuvendit te Shqiperise. Punimet e kesaj Konference i pershendeti Zv.Ministrja per Evropen dhe Punet e Jashtme, znj. Artemis Dralo. Ne fjalen e saj, znj.

Në datat 4-5 prill në Budva zhvilloi punimet Konferenca për Forcimin e Bashkëpunimit Rajonal dhe Adriatiko-Jonian në Fushën e Rinisë.

Albanian

Në datat 4-5 prill në Budva zhvilloi punimet Konferenca për Forcimin e Bashkëpunimit Rajonal dhe Adriatiko-Jonian në Fushën e Rinisë. Ne këtë konferencë Republika e Shqipërisë u përfaqësua me një delegacion nga Ministria e Arsimit, Rinise dhe Sporteve, të drejtuar nga Zëvendësministrja, znj. Lorena Haxhiu. Ne fjalën e saj përshëndetëse, znj. Haxhiu, bëri një ekspoze të politikave dhe iniciativave rinore në vend si dhe rikonfirmoi angazhimin e Qeverisë Shqiptare për të forcuar bashkëpunimin rajonal dhe atë ne kuadër te NAJ ne fushën e Rinisë.

Në datën 2 prill, Ambasadori Ridi Kurtezi zhvilloi një takim kortezie me z. Nik Gjeloshaj, Kryetar i Komunës Tuz.

Albanian

Në datën 2 prill, Ambasadori Ridi Kurtezi zhvilloi një takim kortezie me z. Nik Gjeloshaj, Kryetar i Komunës Tuz. Gjatë këtij takimi Ambasadori e uroi z. Gjeloshaj për zgjedhjen e tij në detyrë dhe i përcolli përshëndetjet më të ngrohta dhe urimet më të sinqerta të autoriteteve më të larta shqiptare. Ambasadori Kurtezi vlerësoi veprimtarinë dhe rolin e Kryetarit si dhe shprehu gatishmërinë e autoriteteve shqiptare për të qenë në komunikim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm, për të gjitha çështjet në interes të Komunës dhe qytetarëve te Tuzit.

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Bulevar Dzordza Vashingtona br.98
Capital Plaza, 81000 Podgorica Montenegro

Tel / Fax

Tel: +38220671772
Fax: +38220671772
Emergjencat: +382 67 288 757

E-MAIL

embassy.podgorica@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00