Articles

Ambasadori Ridi Kurtezi, takoi dhe uroi për detyrën, Kryetarin e Komunës së Ulqinit, z. Omer Bajraktari dhe Kryetarin e Këshillit Komunal, z. Adrian Mavriq.

Albanian

Ambasadori Ridi Kurtezi, takoi dhe uroi për detyrën, Kryetarin e Komunës së Ulqinit, z. Omer Bajraktari dhe Kryetarin e Këshillit Komunal, z. Adrian Mavriq. Ambasadori i përgëzoi për vizionin politik përbashkues, duke theksuar se Ulqini ka nevojë për një shumicë të gjerë politike, për të avancuar projektet në infratsrukturë dhe në turizëm dhe për një angazhim të gjithëanshëm në drejtimin dhe menaxhimin e komunës.

Ambasadori Ridi Kurtezi uroi për detyrën znj. Daniela Gjurovic, Kryetare e Kuvendit të MZ.

Albanian

Ambasadori Ridi Kurtezi uroi për detyrën znj. Daniela Gjurovic, Kryetare e Kuvendit të MZ. Bashkarisht kanë rikonfirmuar dëshirën e mirë për të vazhduar bashkëpunimin intensiv midis të dy parlamenteve si një instrument i rëndësishëm në nxitjen dhe përparimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Ambasadori Ridi Kurtezi takoi Zv. Kryeministrin dhe Ministrin e Investimeve Kapitale, z. Ervin Ibraimovic.

Albanian

Ambasadori Ridi Kurtezi takoi Zv. Kryeministrin dhe Ministrin e Investimeve Kapitale, z. Ervin Ibraimovic. Gjatë takimit u diskutuan çështje të bashkëpunimit ekonomik dhe ecuria e disa projekteve të përbashkëta. Ambasadori riafirmoi qëndrimin e Qeverisë shqiptare për të zgjeruar dhe për të intensifikuar më tej marrëdhëniet dypalëshe.

Takim i Ambasadorit Ridi Kurtezi me Z.Ranko Krivokapic, Minister i Jashtëm i Malit të Zi

Albanian

Ambasadori Ridi Kurtezi, takoi Z. Ranko Krivokapic, Ministër i Jashtëm i Malit të Zi, për t’i uruar detyrën dhe për të rikonformuar dëshirën e Qeverisë së RSH për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe dhe për të intensifikuar bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të ndërsjelltë.

Ambasadori Ridi Kurtezi, takoi Z. Vladimir Jokovic, Zv.Kryeministër dhe Ministër i Bujqësisë së MZ

Albanian

Ambasadori Ridi Kurtezi, takoi Z. Vladimir Jokovic, Zv.Kryeministër dhe Ministër i Bujqësisë së MZ, duke i uruar detyrën dhe duke rikonfirmuar angazhimin për të bashkëpunuar ngushtë në intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Ambasadori Ridi Kurtezi takon Z. Filip Axhiq, Ministër i Brendshëm i MZ

Albanian

Ambasadori Ridi Kurtezi takon Z. Filip Axhiq, Ministër i Brendshëm i MZ, për të rikonfirmuar angazhimin e përbashkët për të bashkëpunuar ngushtë në të gjitha institucionet e rendit dhe sigurisë dhe për të forcuar luftën kundër trafiqeve dhe krimit të organizuar.

Takim i Ambasadorit me Znj.Jovana Maroviq, Zv.KM. dhe Min. për Integrimin Evropian të MZ

Albanian

Urova për detyrën Znj.Jovana Maroviq, Zv.KM. dhe Min. për Integrimin Evropian të MZ. Rikonfirmuam angazhimin e përbashkët për të përshpejtuar reformat e duhura në dobi të agjendës tonë evropiane.

Takim i Ambasadorit Z.Ridi Kurtezi me Kryeministrin e Malit te Zi Z.Dritan Abazoviq

Albanian

Urova  për detyrën Z. Dritan Abazoviq, Kryemistër i MZ dhe riafirmova qëndrimin e Qeverisë shqiptare për të zgjeruar dhe për të intensifikuar më tej marrëdhëniet midis dy vendeve tona, duke përshpejtuar reformat e duhura në dobi të axhendës së integrimit europian.

Takim me Marash Dukaj, Ministrin e ri për Administratën Publike.

Albanian

Kënaqësi takimi me Marash Dukaj, Ministrin e ri për Administratën Publike. Urova sukses dhe vlerësova rëndësinë që ka konsolidimi dhe depolitizimi i administratës, duke garantuar dhe  realizuar të drejtat e punonjësve dhe duke ruajtur integritetin dhe dinjitetin e tyre.

Takimi me Fatmir Gjekën, Ministrin e ri për Pakicat dhe të Drejtat e Njeriut në Qeverinë e MZ.

Albanian

Kënaqësi takimi me Fatmir Gjekën, Ministrin e ri për Pakicat dhe të Drejtat e Njeriut në Qeverinë e MZ.

I urova sukses dhe e inkurajova Ministrin, për më shumë vëmendje dhe kujdes, sa i takon mirëqënies së pakicave, duke garantuar plotësisht respektimin e të drejtave të tyre, si një dimension i përhershëm dhe i rëndësishëm në procesin e intregrimit të MZ në BE.

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Bulevar Dzordza Vashingtona br.98
Capital Plaza, 81000 Podgorica Montenegro

Tel / Fax

Tel: +38220671772
Fax: +38220671772
Emergjencat: +382 67 288 757

E-MAIL

embassy.podgorica@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00