Ambasadori Ridi Kurtezi zhvilloi një takim kortezie me Kryetarin e ri të Parlamentit të MZ, z. Aleks Beciq.

Në datën 12 tetor 2020, Ambasadori Ridi Kurtezi zhvilloi një takim kortezie me Kryetarin e ri të Parlamentit të MZ, z. Aleks Beciq.
 
Gjatë takimit Ambasadori Kurtezi ka uruar Kryetarin Beciq për zgjedhjen e tij në krye të Kuvendit të Mali të Zi dhe ka përcjellë mesazhin e urimit te Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi.
 
Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit midis të dy vendeve dhe u shpreh vullneti dhe gadishmëria për ti nxitur dhe zhvilluar ato edhe më tej, duke përfshirë edhe marrëdhëniet midis të dy parlamenteve.
 
Në bisedë u vlerësua roli dhe kontributi pozitiv i pakicës shqiptare në zhvillimet në Malin e Zi si dhe në zhvillimin e marredhënieve dypalëshe. 

Adresa

Ambasada Shqiptare
Bulevar Dzordza Vashingtona br.98
Capital Plaza, 81000 Podgorica Montenegro

Tel / Fax

Tel: +38220671772
Fax: +38220671772
Emergjencat: +382 67 288 757

E-MAIL

embassy.podgorica@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00