Ambasadori Ridi Kurtezi takon, SH.T.Z. Zdravko Krivokapic - Kryeministër i MZ

Në datën 23 dhjetor 2020, Ambasadori Ridi Kurtezi zhvilloi një takim kortezie dhe njohës me Kryeministrin e Malit të Zi, z. Zdravko Krivokapic.
Gjatë këtij takimi, Ambasadori Kurtezi ka përcjellë urimet më të mira për sukses gjatë mandatit të Z. Krivokapic në qeveri dhe ka riafirmuar qëndrimin e Qeverisë shqiptare për të zgjeruar dhe për të intensifikuar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve tona fqinjë, në dobi të progresit të gjithanshëm demokratik dhe përshpejtimit të axhendës së integrimit në sistemin e vlerave dhe standarteve europiane.
Gjatë takimit Ambasadori Kurtezi ka vleresuar se pakica shqiptare në Malin e Zi është një urë e qëndrueshme miqësie dhe një faktor i rëndësishëm paqeje, stabiliteti, zhvillimi dhe integrimi. Pasi ka vlerësuar atë cka është realizuar deri më sot, ai ka inkurajuar Kryeministrin Krivokapic, për tu angazhuar më tej në realizimin e të gjitha të drejtave të pakicës shqiptare, te cilat që burojnë nga legjislacioni vendas dhe ai ndërkombëtar.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Bulevar Dzordza Vashingtona br.98
Capital Plaza, 81000 Podgorica Montenegro

Tel / Fax

Tel: +38220671772
Fax: +38220671772
Emergjencat: +382 67 288 757

E-MAIL

embassy.podgorica@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00