
Ambasadori Ridi Kurtezi takoi Zv. Kryeministrin dhe Ministrin e Investimeve Kapitale, z. Ervin Ibraimovic. Gjatë takimit u diskutuan çështje të bashkëpunimit ekonomik dhe ecuria e disa projekteve të përbashkëta. Ambasadori riafirmoi qëndrimin e Qeverisë shqiptare për të zgjeruar dhe për të intensifikuar më tej marrëdhëniet dypalëshe.