Akademia Diplomatike Kombetare

Te dashur bashkekombas!

Nga data 9 deri ne 27 nentor 2020, Ministria per Evropen dhe Punet  e Jashtme ne Tirane, organizon Akademine Diplomatike  Kombetare,  e cila eshte konceptuar  ne  formen  e nje  seminari tre-javor,  me  teme:  "Diplomacia
Shqiptare: Rajoni, Evropa dhe Politika Shumepaleshe".

Ne kete aktivitet jane te ftuar te marrin pjese te rinj shqiptare nga vendet e rajonit, te cilet ne fund te programit edhe do te paisen me certifikata te posacme.

Kandidatet duhet te plotesojne kriteret e meposhme:

1.       Te  kene  mbaruar  programin  Bachelor, per  shkencat shoqerore dhe politike ose  marredhenie
nderkombetare (kopja e diplomes, masterit, apo doktoratures te dergohet ne e-mail:
dbnj.rek@mfa.gov.al)

2.    Te paraqesin nje leter motivimi per ndjekjen e Seminarit;

3.    Te shoqerojne jeteshkrimin e tyre (CVme foto, adrese elektronike, telefon dhe adrese vendbanimi), me dy letra reference.

Dokumentacioni i kerkuar duhet te dergohet ne e-mail te adresa: dbnj.rek@mfa.gov.al dhe brenda dates 15 tetor 2020.

MEPJ si organizatore merr persiper mbulimin e shpenzimeve te akomodimit, ushqimin si dhe transportin e brendshem ne funksion te ndjekjes se aktiviteteve. Nuk mbulohet kosto e udhetimit nga vendi  i rezidences per ne Tirane dhe kthim.

Programi   i  detajuar   i  aktivitetit,  se  bashku  me  detajet  e tjera logjistike, do  te  qarkullohen pas konfirmimit te kandidaturave nga MEPJ.

Lutemi qe per cdo informacion shtese mos hezitoni te na kontaktoni ne numrin e telefonit 0038220 671772.

Ambasada e RSH ne Podgorice

Adresa

Ambasada Shqiptare
Bulevar Dzordza Vashingtona br.98
Capital Plaza, 81000 Podgorica Montenegro

Tel / Fax

Tel: +38220671772
Fax: +38220671772
Emergjencat: +382 67 288 757

E-MAIL

embassy.podgorica@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00