Articles

Inaugurohet Qendra e Librit dhe Promovimit të Kulturës Shqiptare në Ulqin

Albanian

Ambasadori Ridi Kurtezi inaguron Qendrën e Librit dhe Promovimit të Kulturës Shqiptare në Ulqin, e cila u bë realitet me mbështetjen financiare të shtetit amë. 

 

Kjo qëndër do të shërbejë për tē promovuar kulturën shqiptare, duke i bëre vend librit që formon pozitivisht njeriun dhe që edukon patriotizmin. 

 

Veprimtaria vjen në prag të festave të nëntorit si mirënjohje ndaj brezave atdhetarë që çliruan, rilindën dhe zhvilluan shqiptarinë.

Njoftim!

Albanian

Qeveria e Malit të Zi ka marrë masa të reja lidhur me hyrjen në Mal të Zi, si pasojë e përkeqësimit të situatës së pandemisë.  Masat e reja fillojnë të aplikohen prej datës 14  shtator 2021. Qytetarëve nga MZ dhe të huajve, u lejohet hyrja në MZ vetëm, nëse përmbushin kushtet e mëposhtme:

1. Kanë vëtetim se kanë kaluar 14 ditë nga rivaksinimi, për vaksinat që jepen me dy doza, ose kanë kaluar 14 ditë nga vaksinimi për vaksinat që jepen me një dozë.

Bashkëjetesa fetare është jetike për një shoqëri në paqe dhe në harmoni

Albanian

Takimet me autoritetet e komuniteteve religjioze, ndodh të mos jenë edhe aq të shpeshta, por sa herë që kryhen janë mbresëlënëse. Përshtypje të veçantë më la vizita tek selia e Bashkësisë Islame të Malit të Zi dhe biseda e gjallë me kryetarin e kësaj bashkësie Reis Rifat ef.Fejziq.

Ambasadori Ridi Kurtezi takon, SH.T.Z. Zdravko Krivokapic - Kryeministër i MZ

Albanian

Në datën 23 dhjetor 2020, Ambasadori Ridi Kurtezi zhvilloi një takim kortezie dhe njohës me Kryeministrin e Malit të Zi, z. Zdravko Krivokapic.
Gjatë këtij takimi, Ambasadori Kurtezi ka përcjellë urimet më të mira për sukses gjatë mandatit të Z. Krivokapic në qeveri dhe ka riafirmuar qëndrimin e Qeverisë shqiptare për të zgjeruar dhe për të intensifikuar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve tona fqinjë, në dobi të progresit të gjithanshëm demokratik dhe përshpejtimit të axhendës së integrimit në sistemin e vlerave dhe standarteve europiane.

Ambasadori Ridi Kurtezi takon, SH.T.Z. Zdravko Krivokapic - Kryeministër i MZ

Albanian

Në datën 23 dhjetor 2020, Ambasadori Ridi Kurtezi zhvilloi një takim kortezie dhe njohës me Kryeministrin e Malit të Zi, z. Zdravko Krivokapic.
Gjatë këtij takimi, Ambasadori Kurtezi ka përcjellë urimet më të mira për sukses gjatë mandatit të Z. Krivokapic në qeveri dhe ka riafirmuar qëndrimin e Qeverisë shqiptare për të zgjeruar dhe për të intensifikuar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve tona fqinjë, në dobi të progresit të gjithanshëm demokratik dhe përshpejtimit të axhendës së integrimit në sistemin e vlerave dhe standarteve europiane.

Ambasadori Ridi Kurtezi takon Dritan Abazovic, Zv/Kryeministër në qeverinë e MZ

Albanian

 

Në datën 18 dhjetor 2020, Ambasadori Ridi Kurtezi zhvilloi një takim kortezie me Dritan Abazovic, Zëvendës Kryeministër në qeverinë e re të Malit të Zi.

Gjatë këtij takimi, Ambasadori Kurtezi ka përcjellë urimet më të mira për sukses gjatë mandatit të Z. Abazovic në qeveri dhe ka riafirmuar qëndrimin e Qeverisë shqiptare për të zgjeruar dhe për të intensifikuar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve tona fqinjë, në dobi të progresit të gjithanshëm demokratik dhe përshpejtimit të axhendës së integrimit në sistemin e vlerave dhe standarteve evropiane.

Takime te Ambasadorit

Albanian

Ambasadori Ridi Kurtezi zhvilloi takime njohëse me Đorđe Radulović – Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme; Prof. Dr. Olivera Injac – Ministrër i Mbrojtjes; Sergej Sekulović – Ministër i Punëve të Brendshme dhe Zorka Kordic – Kryenegociatore me BE në qeverinë e Malit të Zi.

Urim për Festën Kombëtare

Albanian

Të nderuar bashkëkombas,

Të dashur shqiptarë,

28 Nëntori i vitit 1912 është data më e rëndësishme në historinë e Shqipërisë - data kur të gjithë ne shqiptarët festojmë me krenari shpalljen e pavarësisë, e cila nuk erdhi si dhuratë, por vetëm përmes luftërash, mundimesh dhe sakrificash shekullore.

Ambasadori Ridi Kurtezi zhvilloi një takim kortezie me Kryetarin e ri të Parlamentit të MZ, z. Aleks Beciq.

Albanian

Në datën 12 tetor 2020, Ambasadori Ridi Kurtezi zhvilloi një takim kortezie me Kryetarin e ri të Parlamentit të MZ, z. Aleks Beciq.
 
Gjatë takimit Ambasadori Kurtezi ka uruar Kryetarin Beciq për zgjedhjen e tij në krye të Kuvendit të Mali të Zi dhe ka përcjellë mesazhin e urimit te Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi.
 

Akademia Diplomatike Kombetare

Albanian

Te dashur bashkekombas!

Nga data 9 deri ne 27 nentor 2020, Ministria per Evropen dhe Punet  e Jashtme ne Tirane, organizon Akademine Diplomatike  Kombetare,  e cila eshte konceptuar  ne  formen  e nje  seminari tre-javor,  me  teme:  "Diplomacia
Shqiptare: Rajoni, Evropa dhe Politika Shumepaleshe".

Ne kete aktivitet jane te ftuar te marrin pjese te rinj shqiptare nga vendet e rajonit, te cilet ne fund te programit edhe do te paisen me certifikata te posacme.

Kandidatet duhet te plotesojne kriteret e meposhme:

Pages

Postal Address

Embasy of Albania
Bulevar Dzordza Vashingtona br.98
Capital Plaza, 81000 Podgorica Montenegro

Tel / Fax

Tel: +38220671772
Fax: +38220671772
Emergjencat: +382 67 288 757

E-MAIL

embassy.podgorica@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
09:00 - 17:00