TE PORSALINDURIT NE ITALI

Te porsalindurit, qe i kane te dy prinderit shtetas shqiptare, duhet te rregjistrohen ne zyren e gjendjes civile perkatese ne Shqiperi brenda tre muajsh qe nga dita e lindjes. Vonesa e rregjistrimit pertej ketij afati eshte objekt i nje penalizimi nga ana e bashkise/komunes ne Shqiperi.

Per regjistrimin e te miturit: duhet te terhiqet certifikata e lindjes e te miturit, me atesi e memesi, ne komunen italiane dhe te legalizohet me vulen "APOSTILLE" nga prefektura perkatese. Kjo certifikate duhet t’i dergohet nje familiari ne Shqiperi i cili e depoziton ne zyren e gjendjes civile perkatese.

Nese njeri prej prinderve nuk ka nenshtetesi shqiptare: te dy prinderit duhet te paraqiten ne Konsullate te pajisur me pasaportat e tyre, certifikaten e lindjes se te miturit me atesi e memesi (e legalizuar me vulen"APOSTILLEme pare nga prefektura perkatese italiane). Pervec ketyre duhet te kene edhe emer, mbiemer e numer pasaporte te nje personi te trete qe do te autorizojne per te kryer rregjistrimin e te miturit ne Shqiperi.

Nese prinderit e te miturit nuk jane akoma te martuar: te dy prinderit duhet te paraqiten ne Konsullate te pajisur me pasaportat e tyre, certifikaten e lindjes se te miturit me atesi e memesi (e legalizuar me vulen"APOSTILLE" me pare nga prefektura perkatese italiane). Pervec ketyre duhet te kene edhe emer, mbiemer e numer pasaporte te nje personi te trete qe do te autorizojne per te kryer rregjistrimin e te miturit ne Shqiperi.

I mituri, para se te shkoje ne Shqiperi, duhet te kete leje qendrimi italiane te vlefshme dhe te pajiset me Leje Kalimi leshuar nga Konsullata. Per t’u rikthyer ne Itali duhet te paraqitet me pasaporte sepse Leja e Kalitmit vlen vetem per te hyre ne territor shqiptar.

Adresa

Via San Martino 10 - 20122
Milano, Italy

Tel / Fax

Tel.+ 39 02 8051265
Urgenza 14:00-20:00
Tel.+39 3497834666

E-MAIL

consulate.milan@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 14:00