NULLA OSTA VDEKJE

PER TRASPORTIMIN E KUFOMES NE SHQIPERI

Konfirmimi (Nulla Osta) per transportimin e kufomes ne Shqiperi mund te leshohet vetem per shtetasit shqiptare.Ky dokument nevojitet vetem per riatdhesimin e kufomes. Kjo procedure kryhet kryesisht nga agjencite funerale.

Per leshimin e Konfirmimit (Nulla Osta) eshte e nevojshme qe t’i dergohen Konsullates dokumentat e meposhtme nepermjet adreses elektronike e-mail: consulate.milan@mfa.gov.al
·         pasaporta e te ndjerit, faqja e pare ku jane te dhenat
·         çertifikata e vdekjes
·         çertifikata e leshuar nga U.S.L.
·         adresa e-mail ku duhet te dergohet konfirmimi (Nulla Osta)nga Konsullata.
 
PER RREGJISTRIMIN E VDEKJES PRANE GJENDJES CIVILE NE SHQIPERI

Per regjistrimin e vdekjes ne zyren e Gjendjes Civile ne Shqiperi duhet te legalizohet me vulen "APOSTILLE" çertifikata e vdekjes ne Prefekturen perkatese ne Itali. Kjo çertifikate duhet te depozitohet me pas per regjistrim ne zyren e Gjendjes Civile ne Shqiperi ku ka qene i regjistruar me pare personi qe ka nderruar jete.

 

Adresa

Via San Martino 10 - 20122
Milano, Italy

Tel / Fax

Tel.+ 39 02 8051265
Urgenza 14:00-20:00
Tel.+39 3497834666

E-MAIL

consulate.milan@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 14:00