NJOFTIM URGJENT!!!

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano, në zbatim të Dekretit të Kryeministrit Italian Giuseppe Conte i firmosur sot më datë 08.03.2020, komunikon se ndërpriten të gjitha shërbimet konsullore deri në datën 3 Prill 2020. Do të garantojmë shërbimin me postë si edhe vetëm rastet urgjente (si nulla osta vdekje).
Qytetarët që kanë të fiksuar takim për pasaportë dhe kartë id. do të njoftohen nga ne me e-mail për datën e re të takimit, sapo situata të normalizohet.
Kontrolloni vazhdimisht profilin tonë në Facebook dhe faqen tonë zyrtare për njoftime të reja.
Gjithashtu, ftojmë të gjithë qytetarët tanë të ndjekin me përpikmëri dhe rigorozitet të gjitha udhëzimet e Qeverisë Italiane me qëllim ndalimin e përhapjes së virusit Covid-19.
Faleminderit!

Adresa

Via San Martino 10 - 20122
Milano, Italy

Tel / Fax

Tel.+ 39 02 8051265
Urgenza 14:00-20:00
Tel.+39 391 7373551

E-MAIL

consulate.milan@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 14:00