LIDHJA E MARTESES NE ITALI

Per te lidhur martese ne Itali eshte e rendesishme leshimi i Konfirmimit per Lidhje Martese (Nulla Osta al Matrimonio) nga ana e Konsullates.  Para se Konsullata te jape konfirmimin e saj, duhet te behen shpalljet per lidhje martese ne bashkite/komunat perkatese ne Shqiperi, procedura e te cilave zgjat rreth 2 jave. Vetem pasi te behen shpalljet, bashkia/komuna ne Shqiperi leshon certifikatat qe i nevojiten Konsullates per te leshuar Konfirmimin per Lidhje Martese (certifikate lindje dhe certifikate per lidhje martese te vulosura nga prefektura perkatese ne Shqiperi).Ne kete menyre, procedura e leshimit te konfirmimit ka dy faza, e para: shpallja per lidhje martese ne Shqiperi dhe terheqja e certifikatave nga bashkia/komuna, e dyta: terheqja ne Konsullate e konfirmimit per lidhje martese.Ju keshillojme t’i kushtoni vemendje te thelle rasteve te pershkruara ne keto paragrafe

 

Lidhje martese midis dy shtetasve shqiptare

Per te bere celebrimin ne Konsullate ose ne komunen italiane, eshte e nevojshme te behet me pare shpallja per lidhje  martese ne Shqiperi.Per shpalljen e marteses mund te autorizohet nje person i trete qe ndodhet ne Shqiperi.Per te deleguar nje person te trete per te bere shpalljet e lidhjes se marteses ne Shqiperi dhe terheqjen e certifikatave te duhura, bashkeshortet e ardhshem duhet te paraqiten ne Konsullate me pasaportat e tyre dhe me numrin e pasaportes te ketij personi  te trete.Nese bashkeshortet e ardhshem jane te divorzuar, nevojitet edhe akti i divorcit leshuar nga Gjykata qe ka marre vendimin e zgjidhjes se marteses.Pas shpalljes se martese te afermit i leshohen certifikata personale dhe certifikata per lidhje martese per secilin nga bashkeshortet.

Lidhje martese midis nje shtetasi shqiptar dhe nje italian

Per te deleguar nje person te trete per te bere shpalljet e lidhjes se marteses ne Shqiperi dhe terheqjen e certifikatave te duhura, bashkeshortet e ardhshem duhet te paraqiten ne Konsullate me pasaportat e tyre (per shtetasin italian mjafton edhe karta e identitetit) dhe me numrin e pasaportes te ketij personi  te trete.Shtetasi italian duhet te kete me vete certifikaten e lindjen me atesi e memesi dhe certifikaten cumulative (ku perfshihen rezidenca, nenshtetesia dhe gjendja civile). Te dy certifikatat duhet te jene legalizuar, me vulen "APOSTILLE" , me pare nga prefektura perkatese italiane.Nese shtetasi shqiptar eshte i divorcuar, nevojitet edhe akti i divorcit leshuar nga Gjykata qe ka marre vendimin e zgjidhjes se marteses.

Lidhje martese midis nje shtetasi te huaj dhe nje shqiptar

Per te deleguar nje person te trete per te bere shpalljet e lidhjes se marteses ne Shqiperi dhe terheqjen e certifikatave te duhura, bashkeshortet e ardhshem duhet te paraqiten ne Konsullate me pasaportat e tyre dhe me numrin e pasaportes te ketij personi  te trete. Shtetasi i huaj duhet te kete me vete Konfirmimin per Lidhje Martese (Nulla Osta al Matrimonio) si dhe nje çertifikate lindje me atesi dhe memesi te leshuar nga konsullata e shtetit te tij ne Itali, dy dokumentat duhet te jene legalizuar me vulen "APOSTILLE" ose vetem te legalizuar nga prefektura perkatese ne Itali. 

Lidhje martese ne Shqiperi midis nje shtetati italian e nje shqiptar

Shtetasi italian duhet te dergoje per legalizim ne Konsullate nepermjet Sherbimit Postar certifikaten e tij te lindjes me atesi e memesi dhe certifikaten cumulative (ku perfshihen rezidenca, nenshtetesia dhe gjendja civile). Te dy certifikatat duhet te legalizohen me vulen "APOSTILLE" nga prefektura perkatese italiane. Pasi keto certifikata te legalizohen shtetasi italian mund te shkoje ne Shqiperi per te kryer lidhjen e marteses. Per me teper informacione mund te konsultoni edhe faqen e Ambasades Italiane ne Shqiperi http://www.ambtirana.esteri.it/ambasciata_tirana

Njohja e marteses ne Shqiperi

Regjistrimi i marteses ne zyren e gjendjes civile mund te behet duke legalizuar certifikaten e marteses me vulen "APOSTILLE" nga prefektura perkatese ne Itali.Kjo certifikate duhet te depozitohet me pas per rregjistrim ne zyren e gjendjes civile ne Shqiperi ne te cilen  eshte i rregjistruar shtetasi shqiptar.

Adresa

Via San Martino 10 - 20122
Milano, Italy

Tel / Fax

Tel.+ 39 02 8051265
Urgenza 14:00-20:00
Tel.+39 3497834666

E-MAIL

consulate.milan@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 14:00