LEJE KALIMI

Leja e Kalimit eshte nje dokument udhetimi nderkombetar qe zevendeson perkohesisht pasaporten dhe i lejon mbajtesit te saj te udhetoje per ne shtetin e tij per t’u pajisur me dokumentacionin e nevojshem. Ka nje vlefshmeri prej 6 (gjashte) muajsh dhe mundeson vetem hyrjen ne Shqiperi, per te dale serisht nga kufinjte shqiptare çdo shtetas duhet te pajiset me pasaporte te vlefshme. Te porsalindurit, nese nuk kane pasaporte, duhet te pajisen me leje kalimi prane Perfaqesise Diplomatike me te afert per te dale nga territori italian dhe ne Shqiperi duhet te pajisen me pasaporte te re biometrike per t’u rikthyer ne Itali

Per te marre dokumentin "Leje Kalimi" duhet qe te interesuarit te aplikojne paraprakisht online ne platformen digjitale E-Albania, Sherbime Konsullore Online.

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9489

Per shtetasit nen moshen 16 vjec nevojitet:

1.  pasaporta e skaduar ose nje certifikate lindjeje me atesi e memesi (e legalizuar nga Prefektura me vulen"APOSTILLE")

2.  prania e te dy prinderve me pasaportat e tyre (ose nese i mituri eshte nen kujdestari duhet vendimi i gjykates)

3. dy foto te te miturit.

  

Per shtetasit mbi 16 vjec nevojitet:

1.  prania e te interesuarit me pasaporten e skaduar ose me nje certifikate lindje (e legalizuar ne prefekture nese eshte e leshuar nga autoritete shqiptare) e shoqeruar nga nje dokument me foto, ose me karten shqiptare  te identitetit apo me patenten shqiptare ne formatin kard.

2. denoncimin e humbjes se pasaportes (nese ka humbur apo eshte vjedhur)

3. dy foto te te interesuarit

Adresa

Via San Martino 10 - 20122
Milano, Italy

Tel / Fax

Tel.+ 39 02 8051265
Urgenza 14:00-20:00
Tel.+39 3497834666

E-MAIL

consulate.milan@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 14:00