KONSULLE

Dr. Anila Pojani, ka lindur në qytetin e Tiranës në vitin 1971.

 

Dr. Anila Pojani është akredituar, në muajin tetor 2016, Konsulle e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë pranë Konsullatës së Përgjithshme të Shqipërisë në Milano e cila mbulon 11 rajone të Italisë së veriut.

 

Pas mbarimit të Shkollës së Mesme Petro Nini Luarasi në Tiranë me të gjitha notat 10, ajo vijoi studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës dega Kimi Industriale. Konsullja Pojani është diplomuar në vitin 1994 me rezultate të shkëlqyera.

Mëpas, pak a shume si të gjithë shqiptarët e atyre viteve, ka emigruar familjarisht në Shtetin Italian. Konsullja Pojani është e martuar dhe ka dy femijë.

Përpara se të angazhohej në Shërbimin e Jashtëm, Konsullja Pojani ka punuar për shume vite në Milano në Studion Profesionale “Marelli-Anghileri-Rebay-Negonda I.B.S. Italiana Beni E Servizi Srl” në pozicionin Specialiste Financë-Kontabël.

Konsullja Pojani zotëron në menyrë perfekte 2 gjuhë të huaja; Italisht, Anglisht.

Adresa

Via San Martino 10 - 20122
Milano, Italy

Tel / Fax

Tel.+ 39 02 8051265
Urgenza 14:00-20:00
Tel.+39 3497834666
Info mbi turizmin në Shqipëri +39 3913326153
orari 9:00 - 16:00

E-MAIL

consulate.milan@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 14:00