EMERGJENCA COVID-19 - NJOFTIM URGJENT

Konsullata e Përgjithëshme Shqiptare në Milano njofton të gjithë qytetarët se, për shkak të pandemisë nga COVID–19 dhe në zbatim të Dekretit të fundit dhe rregullave të vendosura nga Qeveria Italiane, aktualisht është e mbyllur për publikun.
Garantojmë vetëm shërbimet urgjente (nulla osta vdekje ose aksidente) si dhe asistencë të përgjithshme shtetasve tanë të bllokuar në Itali për shkak të mbylljes së kufijve.
Personat që kanë pasur të fiksuar një datë takimi do të njoftohen nga ne me e-mail në lidhje me datën e re sapo situata të normalizohet dhe të rifillojmë punën rregullisht. 
Ju lutemi të jeni të mirëkuptueshëm si edhe të ndiqni me përpikmeri të gjitha rregullat e vendosura. 
Shpresojmë që shumë shpejtë situata të përmirësohet dhe të gjithë ti kthehemi normalitetit.  
  
Shendet të mirë!

Adresa

Via San Martino 10 - 20122
Milano, Italy

Tel / Fax

Tel.+ 39 02 8051265
Urgenza 14:00-20:00
Tel.+39 391 7373551

E-MAIL

consulate.milan@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 14:00