Articles

14 KOR 2016 -- Vijon punimet Konferenca e Ambasadorëve në MPJ

Albanian

Gjatë ditës së dytë të punimeve të Konferencës së Ambasadorëve, krerët e përfaqësive të RSH-së në botë morën pjesë në tre panele tematike, të cilat kishin si synim diskutimin e temave më të rëndësishme të politikës së jashtme shqiptare.

13 KOR 2016 -- Çel punimet Konferenca e Ambasadorëve 2016

Albanian

Konferenca e Ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë është platforma më e lartë e diskutimit për politikën e jashtme, ku përfaqësuesit tanë në botë takohen dhe ndajnë pikëpamje me autoritetet më të larta te vendit, të cilët ndikojnë në hartimin dhe orientimin e politikës sonë të jashtme.
Në këtë aktivitet do të jenë të ftuar rreth 350 pjesëmarrës, ndër të cilët ministra, parlamentarë, vendimmarrës evropianë edhe studiues shqiptarë e të huaj nga BE-ja, SHBA-ja, Rusia, Turqia, rajoni etj.

9 KOR 2016 -- Zhvillohen punimet e Samitit të NATO-s në Varshavë

Albanian

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati mori pjesë në punimet e Samitit të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të vendeve anëtare të NATO-s, që po zhvillon punimet në Varshavë, ne 8-9 korrik 2016.
Delegacioni ynë në këtë Samit, në cilësinë e vendit aleat, u kryesua nga Kryeministri Rama, me pjesëmarrjen e Ministrit të Punëve të Jashtme Bushati dhe të Mbrojtjes Kodheli.
Në rrafshin politik, ky Samit është i një rëndësie të veçantë për Aleancën, pasi zhvillohet në një moment kritik të përballjes me sfida serioze për sigurinë euro-atlantike, nga Lindja dhe Jugu. 

5 KOR 2016 -- Samiti i Parisit: vijon me projekte konkrete procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor

Albanian

Më 4 korrik 2016, Ministri i Punëve të Jashtme mori pjesë në Samitin e Parisit për Ballkanin Perëndimor, si etapa e radhës e Procesit të Berlinit, në vazhdën e samiteve të organizuara në Berlin (2014) dhe Vjenë (2015). 
Samiti u drejtua nga Presidenti francez François Hollande dhe morën pjesë Kancelarja gjermane Angela Merkel, Përfaqësuesja e Lartë e BEsë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë Federica Mogherini, Kryeministrat, Ministrat e Punëve të Jashtme dhe Ministrat e Ekonomisë të vendeve të BE-së dhe rajonit të angazhuara në Procesin e Berlinit.

Shpallje vendi vakant në pozicionin e Operatorit të Emetimit të dokumenteve biometrike

Albanian

 

Ministria e Punëve të Jashtme, në zbatim te Ligjit Nr. 7961, datë 12.7.1995 “Për Kodin e Punës të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, ligjit 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm tëRSH-së”, njofton shpalljen e vendit vakant për pozicionin:

Operatorë të emetimit të dokumenteve biometrike të shtetasve shqiptarë në Zyrën e Aplikimit të atashuar pranë Konsullatës së Përgjithshme të RSH-së në Milano.

KRITERET E PËRZGJEDHJES

3 Qershor 2016 -- Zhvillohet në Prishtinë Mbledhja e tretë e Përbashkët ndërmjet Qeverisë së Rep. së Shqipërisë dhe Kosovës

Albanian

U zhvillua në Prishtinë Mbledhja e tretë e Përbashkët ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, e bashkëdrejtuar nga Kryeministri i  Kosovës Isa Mustafa, dhe  Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

27 maj 2016 -- Fillon konkursi fotografik "Colours of Albania"

Albanian

ColoursofAlbania - Diplomacia dixhitale në veprim

Shërbime të Konsullatës

Albanian

DOKUMENTAT E UDHETIMIT

 

Të Porsalindurit në Itali

 

Të porsalindurit duhet të regjistrohen ne zyren e gjendjes civile perkatese ne Shqiperi.

Për regjistrimin e të miturit:duhet te terhiqet çertifikata e lindjes e te miturit, me atesi e memesi, ne komunen italiane dhe te legalizohet nga prefektura perkatese me vulen APOSTILLE. Kjo çertifikate perkthehet dhe me pas duhet t’i dergohet nje familiari ne Shqiperi, i cili e depoziton ne zyren e gjendjes civile perkatese.

27-29 Prill 2016 - Vizitë zyrtare e MPJ Ditmir Bushati në Gjermani

Albanian

Vizita në Berlin rikonfirmoi edhe një herë marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Gjermanisë si dhe angazhimin e përbashkët për ta forcuar dhe intensifikuar më tepër këtë bashkëpunim.
Në takimet me homologun Steinmeier, Sekretaren e Shtetit në Ministrinë Federale të Brendshme Haber, takimet në Kancelari, me shoqërinë civile dhe në Komisionin e Çështjeve Evropiane në Bundestag, u vlerësua roli i Shqipërisë si një partner i rëndësishëm në stabilitetin e të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Pages

Adresa

Via San Martino 10 - 20122
Milano, Italy

Tel / Fax

Tel.+ 39 02 8051265
Urgenza 14:00-20:00
Tel.+39 391 7373551

E-MAIL

consulate.milan@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 14:00