Articles

Takime me autoritetet lokale ne Milano

Albanian

Në vijim të takimeve prezantuese me autoritetet lokale në zonën e juridiksionit të Konsullatës në Milano, ne muajin Nëntor 2016 Konsulli i Përgjithshëm, Znj. Anila Pojani, u prit ne disa takime nga Kuestori i Provincës së Milanos Z. Antonio De Iesu dhe Prefekti i Milanos Z. Alessandro Marangoni.
Takimet u zhvilluan në frymë bashkepunimi miqësor dhe institucional. 

FESTOHET 104 VJETORI I PAVARËSISË

Albanian

Në kuadrin e Festave të Nëntorit Shoqata “Scanderbeg” në Parma organizoi një sërë aktivitetesh kulturore dhe artistike në përkujtim të këtyre ngjarjeve të shënuara në historinë e popullit tonë.

HAPET KLASA E PARË SHQIPE NË MILANO

Albanian

Në kuadrin e aktiviteteve për festat e Nentorit, në datën 25 Nëntor 2016, Konsullata Shqiptare në Milano, e përfaqësuar nga Konsullja Znj. Sadije Xheko dhe specialistja konsullore Znj. Leziana Beltoja, mori pjesë në hapjen e Klasës së Parë Shqipe në Milano. Kjo klasë, e hapur në ambjentet e Institutit Morosini-Manara, Milano, u bë e mundur falë insistimit dhe punës së palodhur të mësueses së kësaj klase Znj.

SAMITI I PARË I DISPORËS SHQIPTARE

Albanian
Samiti i Diaspores

DEKLARATA

E SAMITIT TË PARË TË DISPORËS SHQIPTARE

Tiranë, 20 Nëntor 2016 

Konsullata qëndron e mbyllur më 28-29 Nëntor dhe 8 Dhjetor 2016

Albanian

Njoftojmë qytetarët se Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano do të qëndrojë e mbyllur në datat 28 - 29 Nëntor dhe 8 Dhjetor 2016. Në ditët e tjera shërbimi konsullor do të kryhet rregullisht.

PREZANTIMI I "CASA PEDIATRICA" NE SPITALIN FATEBENEFRATELLI - SACCO MILANO

Albanian

Konsulli i Përgjithshëm, Znj. Anila Pojani, mori pjesë në një takim me ftesë të Drejtorit të Dipartimentit të Neonatologjisë pranë Spitalit Fatebenefrattelli – Sacco në Milano, Prof. Dr. Luca Bernardo dhe Drejtorit të përgjithshëm të ketij spitali Z. Alessandro Visconti.

16 TETOR 2016 -- Promovimi i Aplikacionit E-Konsullata

Albanian

Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2016-2017 shoqatat studentore U.S.A.B, TUTTI INSIEME dhe forumi F.A.R.E, në bashkëpunim me Konsullatën Shqiptare në Milano, organizuan në Bologna, në datën 13.10.2016, një takim mirseardhjeje për të gjithë studentët e rinj shqiptarë. Në takim u promovua dhe u diskututua gjerësisht për aplikacionin E-Konsullata si edhe u dhanë sqarime të mëtejshme për Samitin e Diasporës, Tiranë 18-20 Nëntor 2016.

 

 

 

 

1 TETOR 2016 -- Promovimi i Aplikacionit E-Konsullata

Albanian

Konsullata Shqiptare në Milano organizoi një takim me perfaqësues të shoqatave të ndryshme shqiptare në kuadrin e promovimit të aplikacionit E-Konsullata. Në takim u diskutua gjerësisht për Samitin e Diasporës që do të organizohet në Tiranë në datat 18 - 20 Nëntor 2016 dhe si komuniteti shqiptar në veri të Italisë të marrë pjesë në mënyrë sa më massive në këtë event.

 

 

 

6 SHTA 2016 -- Lëshohet aplikacioni E-Konsullata

Albanian

Në kuadër të shërbimeve konsullore, lehtësimit të tyre, si dhe diplomacisë dixhitale, Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë të mundur projektimin dhe lëshimin e një aplikacioni mbi shërbimet konsullore të titulluar : "E-Konsullata".

Aplikacioni është krijuar me qëllim pajisjen e qytetarëve, me sa më shumë informacion dhe mbështetje në shërbimet konsullore që Ministria e Punëve të Jashtme ofron. Ky aplikacion mund te shkarkohet falas nga çdo smartphone, si në App Store ashtu edhe në Google Play.

15 KOR 2016 -- Përfundon punimet Konferenca e Ambasadorëve

Albanian

Gjatë ditës së fundit të punimeve të Konferencës së Ambasadorëve, krerët e përfaqësive të RSH-së në botë morën pjesë në dy panele tematike, të cilat kishin si synim diskutimin e temave të zhvillimit dhe promovimit të vendit. 

Pages

Adresa

Via San Martino 10 - 20122
Milano, Italy

Tel / Fax

Tel.+ 39 02 8051265
Urgenza 14:00-20:00
Tel.+39 391 7373551

E-MAIL

consulate.milan@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 14:00