Articles

FESTAT E NENTORIT 2017

Albanian

Me komunitetin shqiptar në Italinë e Veriut duke festuar Ditën e Flamurit dhe të Çlirimit në aktivitetet e shumta të organizuara nga shoqatat shqiptare. Një manifestim i shkëlqyer i traditave, muzikës, kostumeve kombëtare dhe kuzhinës shqiptare.Në fjalën e saj përshëndetëse, Konsullja e Përgjithshme, theksoi rëndësinë e trashëgimisë historike kulturore ndër breza.

 

NJOFTIM

Albanian

Njoftojmë qytetarët që, me rastin e Festave të Nëntorit, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano qëndron mbyllur ne datat 28 dhe 29 Nëntor. Stafi i Konsullatës i uron gjithë bashkëatdhetarëve tanë kudo që ndodhen: GËZUAR FESTAT

NJOFTIM

Albanian

Njoftojmë qytetarët që Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano do të qëndrojë mbyllur ditën e mërkurë dt. 1 Nëntor 2017 me rastin e Festës së Gjithë Shenjtorëve, festë zyrtare në Itali.

Dhurata Lazo dhe Zija Bushi Bejleri në prezantimin e albumit “Fantaisie” në Milano.

Albanian

Një interpretim profesional i shkëlqyer dhe emocionues i artistëve tanë të talentuar, pjanistes Dhurata Lazo dhe saksofonistit Zija Bushi Bejleri në prezantimin e CD së tyre “Fantaisie” në Fazioli ShowRoom Milano. Kjo CD është realizuar me pjesë për saksofon dhe piano nga repertori bashkëkohor francez, muzika nga Singelée, Donizetti, Arban, Savari, Liszt, Stafa e Chopin.

NJOFTIM

Albanian
NJOFTIM
 
Njoftojmë qytetarët që Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano, nga data 9 Tetor
2017 është transferuar ne adresen: “Via San Martino 10 – 20122 Milano”.
 
Si të mbërrini në Konsullatë
 
Me mjete të transportit publik:
 
M3 Linja metrò e verdhë: Ndalesa - Crocetta. Pastaj me këmbë për rreth 800m.
 

Shërbimi Konsullor Online

Albanian

Shërbimet Konsullore Online



Kjo platformë ofron procedurat e automatizuara dhe dixhitalizimin e të gjitha shërbimeve konsullore


VIZITE NE KLINIKEN PEDIATRIKE "MARIA LETIZIA VERGA" MONZA

Albanian

Me rastin e Festave të fundvitit Konsullja e Përgjithshme, Znj. Anila Pojani, e shoqëruar edhe nga specialistja konsullore Znj. Leziana Beltoja, vizitoi disa familje shqiptare, fëmijet e të cilave janë pacientë të Klinikës Pediatrike “Maria Letizia Verga” të spitalit San Gerardo në Monza.

TAKIM ME SHOQATEN RINIA NE RIVA DEL GARDA

Albanian

Në datën 10 dhjetor 2016 Konsulli i Përgjithshëm, Znj. Anila Pojani, mori pjesë me ftesë të Presidentit të Shoqatës Rinia, Z. Erjo Korani, në Festën e organizuar ne Riva del Garda nga kjo Shoqatë me rastin e 5 vjetorit të themelimit të saj.
Në këtë event Konsullja e Përgjithshme, së pari, u prit në ambjentet e Shoqatës nga vet Presidenti i kësaj Shoqate, Z. Korani, ku u njoh me ambjentet dhe antarët e bordit të Shoqatës.

Takim i Shoqatës Komuniteti Shqipëtar në Itali BS-PROV me Konsullen e Përgjithshme Znj. Anila Pojani dhe stafin që drejtohet nga ajo në Konsullatën e Përgjithshme Milano

Albanian

Presidenti i Shoqates Komuniteti Shqiptar ne Itali Brescia-Provincia Z. Ahmet Bendo dhe anetare te kesaj shoqate zhvilluan nje takim te ngrohte dhe miqesor ne ambjentet e Konsullates se Pergjithshme te Shqiperise ne Milano. Mbas njohjes dhe prezantimit, ju urua Znj. Anila Pojani suksese ne detyren e re aq te veshtire, por njekohesisht shume te rendesishme, per te qene gjithmone ne sherbim te Shtetit dhe te komunitetti shqiptar ne Italine e Veriut.

Pages

Adresa

Via San Martino 10 - 20122
Milano, Italy

Tel / Fax

Tel.+ 39 02 8051265
Urgenza 14:00-20:00
Tel.+39 391 7373551

E-MAIL

consulate.milan@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 14:00