Konsullata e Përgjithëshme Shqiptare në Milano njofton të gjithë qytetarët se, për shkak të pandemisë nga COVID–19 dhe në zbatim të Dekretit të fundit dhe rregullave të vendosura nga Qeveria Italiane, aktualisht është e mbyllur për publikun.
Garantojmë vetëm shërbimet urgjente (nulla osta vdekje ose aksidente) si dhe asistencë të përgjithshme shtetasve tanë të bllokuar në Itali për shkak të mbylljes së kufijve.
Në kuadër të masave të ndërmarra nga Shteti Italian për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, dekreti i Presidencës së Këshillit të Minsitrave i datës 9 Mars 2020 parshikon ndër të tjera kufizime të forta në lidhje me lëvizjen e personave.
Më poshtë, në file bashkëlidhur, do të gjeni disa përgjigje për pyetjet më frekuente që qytetarët janë duke u drejtuar autoriteteve italiane.
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano, në zbatim të Dekretit të Kryeministrit Italian Giuseppe Conte i firmosur sot më datë 08.03.2020, komunikon se ndërpriten të gjitha shërbimet konsullore deri në datën 3 Prill 2020. Do të garantojmë shërbimin me postë si edhe vetëm rastet urgjente (si nulla osta vdekje).
Qytetarët që kanë të fiksuar takim për pasaportë dhe kartë id. do të njoftohen nga ne me e-mail për datën e re të takimit, sapo situata të normalizohet.
Konsullata e Përgjithshme Shqiptare në Milano, për sigurinë e shtetasve dhe gjithë stafit konsullor, fton shtetasit me banim në zonat e izoluara, Codogno, Castiglione D'Adda, Casalpusterlengo, Fombio, Maleo, Somaglia, Bertonico, Terranova dei Passerini, Castelgerundo e San Fiorano, si edhe ata që shfaqin sintoma gripi, të qëndrojnë në shtëpi dhe mos të paraqiten pranë ambjenteve të Konsullatës, të zbatojnë me rreptësi udhëzimet e Minsitrisë së Shëndetësisë dhe Autoriteteve Lokale italiane.
NJOFTOHEN TË GJITHË QYTETARËT QË KANË APLIKUAR PËR PASAPORTA DHE KARTA ID DERI NË DATËN 25 SHTATOR 2020, QË KËTO DOKUMENAT JANË GATI DHE DO T'JU DËRGOHEN ME POSTË TË GJITHË QYTETARËVE QË KANË BËRË KËRKESËN DHE KANË KRYER PAGËSËN PËR KËTË SHËRBIM. TË TJERËT TË PARAQITEN NË KONSULLATË PËR TË TËRHEQUR DOKUMENTAT E TYRE NGA E HËNA NË TË PREMTE (ME PËRJASHTIM TË DITËVE PUSHIM) VETËM NË ORARIN 14:30 - 16:30.
KUJDES!!! DOKUMENTAT BIOMETRIKE MUND TË TËRHIQEN BRENDA 1 VITI NGA DITA E APLIKIMIT, NË RAST TË KUNDËRT DO TË KONSIDEROHEN TË REFUZUAR.
FALEMINDERIT!
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano njofton se në datat 30 dhe 31 Dhjetor 2019 nuk do jetë e mundur as aplikimi dhe as tërheqja e dokumentave biometrike (pasaporte dhe karte id) për arsye të inventarizimit dhe mirëmbajtjes së sistemit nga ana e Kompanisë Aleat Safran Shpk.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin!
Të nderuar qytetarë me rastin e Festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri Konsullata e Përgjithshme në Milano do të qëndrojë e mbyllur datë 25 dhe 26 dhjetor 2019, datë 1 dhe 2 janar 2020 si edhe datë 06 janar 2020.
Ju urojmë të gjithëve Gëzuar Festat!
Të nderuar qytetarë,
me rastin e festave të Nëntorit Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano do të qëndrojë e mbyllur në datat 28 dhe 29 Nëntor 2019.
Shërbimi konsullor rifillon rregullisht më datë 02 Dhjetor 2019.
Stafi i Konsullates i uron gjithë bashkëatdhetarëve tanë kudo që ndodhen:
GËZUAR FESTAT!