27-29 Prill 2016 - Vizitë zyrtare e MPJ Ditmir Bushati në Gjermani

Vizita në Berlin rikonfirmoi edhe një herë marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Gjermanisë si dhe angazhimin e përbashkët për ta forcuar dhe intensifikuar më tepër këtë bashkëpunim.
Në takimet me homologun Steinmeier, Sekretaren e Shtetit në Ministrinë Federale të Brendshme Haber, takimet në Kancelari, me shoqërinë civile dhe në Komisionin e Çështjeve Evropiane në Bundestag, u vlerësua roli i Shqipërisë si një partner i rëndësishëm në stabilitetin e të gjithë Ballkanit Perëndimor.
Mirënjohje Qeverisë gjermane për mbështetjen e pakushtëzuar dhe të pakursyer në procesin e demokratizimit të Shqipërisë dhe në procesin e stabilizimit dhe normalizimit të rajonit tonë. Nuk ka pikë diskutimi për askënd nga ne në rajon se falë lidershipit gjerman, i çiftëzuar dhe i harmonizuar me një lloj dëshire për të ecur përpara, sot per sot rajoni ynë, pavarësisht se përballet me sfidat e shtet-ndërtimit demokratik, ka kaluar disa prej sfidave që kanë të bëjnë me stabilitetin rajonal.
Ekspertiza gjermane është garancia më e madhe për proceset transformuese të vendit në rrugëtimit evropian.

Adresa

Via San Martino 10 - 20122
Milano, Italy

Tel / Fax

Tel.+ 39 02 8051265
Urgenza 14:00-20:00
Tel.+39 3497834666
Info mbi turizmin në Shqipëri +39 3913326153
orari 9:00 - 16:00

E-MAIL

consulate.milan@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 14:00