
26 Prill 2016 - Vizita e Ministrit, Z. Ditmir Bushati, në konferencën - Ballkani Perëndimor: Një proçes zgjerimi më energjik me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe.
Në takimin me homologun austriak, Sebastian Kurz në Vjenë u diskutua mbi proçesin e integrimit evropian, forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral, dhe koordinimin e përpjekjeve të përbashkëta në menaxhimin e sfidave aktuale me të cilat po përballet kontinenti. Austria i kushton një vëmendje të veçantë integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe mbetet e angazhuar në këtë drejtim. Jemi duke zbatuar planin e përbashkët të veprimi mes dy vendeve për këtë vitit, i cili përmban një sërë angazhimesh dhe aktivitetesh konkrete në mbështetje të avancimit të vendit në rrugën e integrimit, me objektiv marrjen e vendimit për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.
Së bashku me Ministrin Kurtz, morëm pjesë në konferencën me temë: “Ballkani Perëndimor: Energjizimi i proçesit të zgjerimit evropian duke zgjidhur mosmarrëveshjet dypalëshe”. Konferenca u ndal ne angazhimet e ndërmarra nga qeveritë e vendeve të rajonit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe, rolin e BE-së në këtë drejtim, krijimin e instrumenteve për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve si dhe ndërtimi i një strukture për matjen e progresit.