19 maj 2016 -- Ministri Bushati merr pjesë në punimet e Ministerialit të NATO-s

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, që u zhvillua në Bruksel.  
Në këtë takim, që i parapriu Samitit të NATO-s që do të mbahet në korrik në Varshavë, Ministrat e Jashtëm të vendeve të  NATO-s trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme për NATO-n dhe sigurinë euro-atlantike, si mënyrat për t’iu përgjigjur kërcënimeve dhe sfidave të sigurisë në krahun lindor dhe atë jugor të Aleancës, pritshmëritë aleate për Samitin e Varshavës, progresin e bërë në  kuadër të misionit të NATO-s “Resolute Support” në Afganistan, si dhe kuadErin politik të bashkëpunimit të NATO-s me BE. 
Punimet e Ministerialit u hapën me takimin e Ministrave të Jashtëm të Aleancës ku ishte i ftuar edhe Mali i Zi. Gjatë këtij takimi, Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve aleate nënshkruan edhe protokollin e anëtarësimit në NATO të Malit të Zi, që në të ardhmen e afërt pritet të bëhet anëtari i 29 i NATO-s. Shqipëria ka qenë dhe mbetet një promotore e politikës së dyerve të hapura të Aleancës, pasi integrimi Euro-Atlantik është një vizion për një komunitet më të sigurt dhe të qëndrueshëm trans-atlantik. Akti i sotëm i anëtareve të Aleancës ashtu si zgjerimet e mëparshme, është dëshmi e qartë e suksesit të politikës së dyerve të hapura, si dhe aftësi e aleancës në projektim të stabilitetit në hapsirën Euro-Atlantike. 
Gjithashtu, Ministrat e Jashtëm aleatë ndanë pikëpamje mbi zhvillimet aktuale në sigurinë Euro-Atlantike si dhe domosdoshmërinë e angazhimit të Aleancës në përballjen me sfidat e sigurisë që vijnë nga kufijtë lindorë dhe jugorë të hapsirës euro-atlantike.

Adresa

Via San Martino 10 - 20122
Milano, Italy

Tel / Fax

Tel.+ 39 02 8051265
Urgenza 14:00-20:00
Tel.+39 3497834666
Info mbi turizmin në Shqipëri +39 3913326153
orari 9:00 - 16:00

E-MAIL

consulate.milan@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 14:00