Takim me Asistent Ministren për Çështjet Ekonimike të MPJ-së kuvajtiane Amb.Amal Al-Hamad

Më datë 21 shkurt 2019, Ambasadori Saimir Bala u prit në një takim nga Asistent Ministre për Çështjet Ekonimike të MPJ-së kuvajtiane Amb.Amal Al-Hamad. Qëllimi i takimit kishte të bënte me shkëmbime mendimesh rreth marrëdhënieve dypalëshe në fushën ekonomike.
Asistent Ministrja Al-Hamad , ndër të tjera, tha se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë të shkëlqyera. Ndërkohë duhet të intensifikojmë përpjekjet tona të përbashkëta për të bërë të mundur rritjen e volumit të shkëmbimeve në aspektin ekonomik ndërmjet dy vendeve.
 
Znj. Al-Hamad, sugjeroi që të mbahet Komisioni i Përbashkët Ekonomik, si një forum në nivel ekspertësh të ministrive dhe institucioneve të ndryshme që do të diskutojnë projekte konkrete në fushën ekonomike. Lidhur me edicionin e II të  Tirana Business Matching/TBM të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë që do të zhvillohet gjatë muajit nëntor të këtij viti në Tiranë, Amb.Al-Hamad tha se është shumë i rëndësishëm, si dhe premtoi në senzibilizimin e komunitetetit të biznesit në Kuvajt për të marrë pjesë në këtë aktivitet.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Salam Area, Block 7 Street 717
Villa 4, P.O.Box. 3090
Safat-13031, Shteti i Kuvajtit

Tel / Fax

Tel: +965 2524 0627
Fax: +965 2524 0628
Nr. i emergjences: +96594048219

E-MAIL


embassy.kuwait@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte
08:00 - 16:00