Samiti i liderëve të vendeve të Gjirit (GCC)

Me ftesë të Emirit të Kuvajtit Ambasadori Bala mori pjesë në seancën e hapjes dhe mbylljes së Samitit të 38 të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC), ku ishin të ftuar të gjithë ambasadorët e akredituar në Kuvajt. GCC, është krijuar në vitin 1981. Në të bëjnë pjesë Bahreini, Kuvajti, Katari, Omani, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në fjalën e hapjes së samitit, ndër të tjera, Emiri i Kuvajtit Sheikh Sabah Al-Ahmad AlJaber Al-Sabah bëri thirrje për formimin e një komiteti që do të kërkojë modifikimin e statutit të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) për të krijuar një mekanizëm të qartë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet shteteve anëtare. Emiri tha gjithashtu se ishte i kënaqur me punimet e samitit të tanishëm, duke shtuar se ishte e rëndësishme për anëtarët e GCC që të vazhdonin takime të tilla. "Çdo mosmarrëveshje në nivelin e Gjirit nuk duhet të ndikojë në vazhdimin e samitit," tha ai. Ai vuri në dukje se pavarësisht nga "zhvillimet negative dhe ngjarjet e dëshpëruara gjatë gjashtë muajve të fundit, udhëheqësit e GCC arritën të qetësonin situatën, e cila është një hap i rëndësishëm në trajtimin e mosmarrëveshjeve të kohëve të fundit”.
Emiri ka ndërmjetësuar për të zgjidhur mosmarrëveshjet ndërmjet Katarit në njërën anë dhe Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahreinit dhe Egjiptit nga ana tjetër. Më 5 qershor, aleanca saudite prishi të gjitha lidhjet diplomatike dhe ekonomike me Katarin, duke e akuzuar atë për lidhje me grupet ekstremiste.
Në fjalën përmbyllëse të Samitit Emiri i Kuvajtit tha se mbajtja e samitit të GCC-së gjatë këtyre situatave delikate pasqyron bindjen dhe besimin e udhëheqësve të GCC-së në vazhdimësinë e GCC.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Salam Area, Block 7 Street 717
Villa 4, P.O.Box. 3090
Safat-13031, Shteti i Kuvajtit

Tel / Fax

Tel: +965 2524 0627
Fax: +965 2524 0628
Nr. i emergjences: +96594048219

E-MAIL


embassy.kuwait@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte
08:00 - 16:00