
Me rastin e Festës Kombëtare të 105 Vjetorit të Pavarësisë, Ambasada e RSH-së në Shtetin e Kuvajtit organizoi një pritje ku morën pjesë: z. Yaser Abul, Ministër Shteti për Strehimin dhe çështjet Sociale, përfaqêsues të trupit diplomatik, institucioneve shtetërore kuvajtiane, deputetë dhe ish deputetë të Parlamentit të Kuvajtit, përfaqësues nga shoqëria civile, biznesi, drejtues të shoqatave humanitare kuvajtiane, si dhe bashkëkombasit tanë me banim të përkohshëm në Kuvajt.