Ekspozita "Shqipëria, një thesar për tu zbuluar"

8 maj 2016
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shtetin e Kuvajtit në bashkëpunim me shoqatën "Society for Social Solidarity Center" organizuan ekspozitën "Shqipëria, një thesar për tu zbuluar". 
Në këtë ekspozitë u përzgjodhën pamje të natyrës shqiptare si dhe imazhe që paraqisnin kulturën e pasur të vendit tonë. Ndër to mund të përmendim fotot e konkursit "Colours of Albania" 2015,
foto të kostumeve tradicionale,
stenda me informacione rreth Shqipërisë, broshura, fletëpalosje, librushka Albania Calls... e përkthyer  në arabisht etj.,
një kënd i veçantë iu kushtua punimeve të vjetra të bëra me dorë të tilla si, rrugica, veshje, mbulesa tavoline, peceta, punime me grep etj.,
çanta me dhurata nga Shqipëria, çaj mali, gliko, fletushka me informacione për Shqipërinë,
dhe një rëndësi të veçantë pati edhe këndi me ushqime tradicionale shqiptare të përgatitura posaçërisht për rastin.
 
Ky aktivitet u bë në prag të sezonit turistik veror, me qëllim të ftonte të gjithë qytetarët kuvajtjanë dhe jo vetëm, të vizitojnë Shqipërinë. Ka kaq shumë për të parë e zbuluar nga Shqipëria saqë edhe turistët që e kanë vizituar njëherë vendin tonë, shprehen se do ta vizitonin me kënaqësi përsëri. 
 
Të ftuarit, që ishin edhe kryefjala e gjithë aktivitetit ishin biznesmenë, dashamirës të Shqipërisë, përfaqësues të shoqatës bujtëse, përfaqësues të medias si dhe shqiptarë që jetojnë në Kuvajt. SHTZ. Saimir Bala shfrytëzoi rastin të prezantohej me të ftuarit si ambasadori i ri për Kuvajtin dhe theksoi se të gjithë janë të mirëpritur në ambasadë për çdo kërkesë që mund të kenë, qoftë për të marrë më shumë informacion rreth Shqipërisë, ashtu edhe për kërkesa të tjera që kanë të bëjnë me Shqipërinë.
 
Marrë nga fjala përshëndetëse e SHTZ. Bala: - "Jam i lumtur që jam ambasador në një vend që e njeh, e vlerëson, e do dhe dëshiron ta vizitojë Shqipërinë".
Aktiviteti u mbyll me një atmosferë të ngrohtë dëshire bashkëpunimi në të ardhmen me shoqatën dhe me dëshirën e mjaft prej të ftuarve për ta vizituar Shqipërinë para fillimit të muajit të Ramazanit. 

Adresa

Ambasada Shqiptare
Salam Area, Block 7 Street 717
Villa 4, P.O.Box. 3090
Safat-13031, Shteti i Kuvajtit

Tel / Fax

Tel: +965 2524 0627
Fax: +965 2524 0628
Nr. i emergjences: +96594048219

E-MAIL


embassy.kuwait@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte
08:00 - 16:00