Dita e Kulturës Shqiptare në Universitetin e Kuvajtit

02.06.2015 Ambasada shqiptare në Kuvajt në bashkëpunim me Kolegjin e Shkencave Sociale të Universitetit të Kuvajtit, organizoi dje Ditën e Kulturës Shqiptare. Aktiviteti u ndoq nga shumë studentë, profesorë të fakultetit si dhe anëtarë të komunitetit shqiptar që jetojnënë Kuvajt. Audienca tregoi interes në video prezantimin “Shqipëria për tu zbuluar dhe dashuruar”, si dhe në diskutimin e lirë me ambasadorin shqiptar, SHTZ. Kujtim Morina dhe dekanin e këtij fakulteti, Dr. Abdul Redha Assiri. Më pas, u drejtuan pyetje në lidhje me kulturën, traditat në Shqipëri, sistemin politik, mënyrat e udhëtimit, zhvillime të fundit etj. Ambasadori Morina u shpreh se në vitet e fundit është shtuar interesi nga turistët e huaj për të vizituar Shqipërinë dhe ne shpresojme të kemi më shumë vizitorë duke qënë se vizat për qytetarët kuvajtjanë janë hequr që nga shkurti i këtij viti. Ai theksoi se prioritetet kryesore të qeverisë shqiptare mbeten turizmi dhe bujqësia. Aktiviteti vijoi me shfaqjen e kostumeve tradicionale shqiptare  dhe gatime tradicionale shqiptare. 

Adresa

Ambasada Shqiptare
Salam Area, Block 7 Street 717
Villa 4, P.O.Box. 3090
Safat-13031, Shteti i Kuvajtit

Tel / Fax

Tel: +965 2524 0627
Fax: +965 2524 0628
Nr. i emergjences: +96594048219

E-MAIL


embassy.kuwait@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte
08:00 - 16:00