
Të gjithë bashkë, në punimet e këtyre tre ditëve, do të arrijmë të shikojmë mundësi të reja dhe zgjidhje efektive, për ta kthyer shërbimin e jashtëm, në një kontribues të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Për këtë kemi nevojë të dalim një orë e më parë nga “ishullzimi administrativ” e mbajtja e informacionit sipas modelit të punonjësit të “Pallatit të Endrrave”.