Cakaj-Dimitrov: Vizita në Shkup shprehje e gadishmërisë sonë për të thelluar dhe zgjeruar bashkëpunimin dypalësh

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj,  i cili zhvilloi një konferencë për shtyp me homologun e tij Nikola Dimitrov, në Maqedoninë e Veriut, shprehu gatishmërinë dhe mbështetjen e Shqipërisë drejtuesve më të lartë të shtetit për thellimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe si dhe mbështetjen reciproke mes vendeve në rrugëtimin euro-atlantik.
“Maqedonia e Veriut nuk është vetëm vend mik, por edhe partner për Shqipërinë. Pjesë e suksesit të Maqedonisë së Veriut, janë edhe shqiptarët që jetojnë këtu, duke u nisur që nga Marrëveshja e Ohrit deri tek Marrëveshja e Prespës. Sot me homologun Dimitrov diskutuam për një varg çështjesh, për domosdoshmërinë e zgjerimit të marrëdhënieve bilaterale, si dhe bashkëpunimin për të qenë një zë i fuqishëm i njëri-tjetrit në çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, u shpreh Cakaj, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Dimitrov.
I njëjti mesazh u konfirmua edhe nga Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Nikola Dimitrov i cili nënvizoi se: “Shqipëria dhe Maqedonia kanë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe dhe do të vazhdojnë të mbështesin njëra-tjetrën në rrugën e integrimeve euroatlantike”, u shpreh Dimitrov.
I pyetur për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Ministri në Detyrë Cakaj u shpreh se “Në këtë kontekst, vizita ime ne Shkup duhet vështruar pikësëpari si një shprehje e gatishmërisë sonë për të thelluar dhe zgjeruar bashkëpunimin dypalësh, por edhe si mbështetje pa ekuivok ndaj fqinjit tonë lindor për avancimin e integrimit euro-atlantik, përmes shtet-konsolidimit dhe ndërtimit të një shoqërie kohezive që respekton bashkëjetesën ndëretnike, barazinë në të drejta dhe detyrime për popullsinë shqiptare, si dhe zbatimin e angazhimeve të marra në kuadër të Marrëveshjes së Ohrit”.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Salam Area, Block 7 Street 717
Villa 4, P.O.Box. 3090
Safat-13031, Shteti i Kuvajtit

Tel / Fax

Tel: +965 2524 0627
Fax: +965 2524 0628
Nr. i emergjences: +96594048219

E-MAIL


embassy.kuwait@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte
08:00 - 16:00