Gjatë ditës së dytë të punimeve të Konferencës së Ambasadorëve, krerët e përfaqësive të RSH-së në botë morën pjesë në tre panele tematike, të cilat kishin si synim diskutimin e temave më të rëndësishme të politikës së jashtme shqiptare.
Në mjediset e Ministrisë së Punëve të Jashtme çeli punimet Konferenca e Ambasadorëve, një aktivitet tre ditor, i cili mbledh në Tiranë titullarët e përfaqësive diplomatike dhe konsullore të Republikës së Shqipërisë në botë.
Kjo Konferencë shërben si një platformë për shkëmbimin e informacioneve dhe ideve, si dhe ngre për diskutim disa prej çështjeve më të fundit që lidhen me politiken e jashtme të vendit tonë, rajonin dhe arenën ndërkombëtare.
8 maj 2016
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shtetin e Kuvajtit në bashkëpunim me shoqatën "Society for Social Solidarity Center" organizuan ekspozitën "Shqipëria, një thesar për tu zbuluar".
Në këtë ekspozitë u përzgjodhën pamje të natyrës shqiptare si dhe imazhe që paraqisnin kulturën e pasur të vendit tonë. Ndër to mund të përmendim fotot e konkursit "Colours of Albania" 2015,
foto të kostumeve tradicionale,
stenda me informacione rreth Shqipërisë, broshura, fletëpalosje, librushka Albania Calls... e përkthyer në arabisht etj.,
SHTZ. Saimir Bala mirëpritet në Shtetin e Kuvajtit si ambasadori i ri i Shqipërisë në këtë vend. Sipas procedurave protokollare, ai mirëpritet në Sallen Vip në aeroportin e Kuvajtit më datë 1 maj, 2016 nga autoritete të MPJ-së vendase.
20 prill 2016 Një koncert i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore u dha në Kuvajt më 18 prill me një pjesëmarrje të gjerë nga vendasit kuvajtjanë, trupi diplomatik resident në këtë vend dhe komuniteti shqiptar gjithashtu.
30 mars 2016 - Ministri i Financave z. Arben Ahmetaj dhe Zv.Drejtori i Përgjithshëm i Fondit Kuvajtian për Zhvillimin Ekonomik Arab, z. Hamad Al-Omar nënshkruan sot Marrëveshjen e Huasë për Projektin e “Rehabilitimit të Rrugës së Lumit të Vlorës”. Sikurse theksoi Ministri Ahmetaj, ky është një projekt i rëndësishëm për këtë zonë, me mbi 40,000 banorë dhe rreth 60 fshatra.
24 mars 2016 - Më 23-26 mars 2016, zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë, Ministri i Punëve Publike dhe Çështjeve të Parlamentit të Kuvajtit që mbulon bujqësinë gjithashtu, dr. Ali Saleh Al Omair, me ftesë të Ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, z. Edmond Panariti,. Gjatë kësaj vizite u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi në fushat e bujqësisë dhe peshkimit.
Kalendari Vjetor 2016 i Panaireve dhe Ekspozitave Tregtare ne Shqiperi ORGANIZATORI TITULLI I PANAIRIT, EKSPOZITES DATA VENDI ExpoCity Albania "Cifti i Lumtur" 28/janar/2016 - 31/janar/2016 ExpoCity Albania AlbExpo Group Panairi Nderkombetar i Turizmit 05/shkurt/2016 - 06/shkurt/2
28 Nëntor /ATSH/ -Ambasada e Shqipërisë në Kuvajt organizoi një pritje në Hotel Regency me rastin e Festës Kombëtare.Në këtë event merrnin pjesë përfaqësues të trupit diplomatik, të botës së biznesit, mbështetës dhe dashamirës të Shqipërisë, anëtarë të komunitetit shqiptar me banim në Kuvajt, etj.I ftuari i nderit në këtë pritje ishte Ministri i Informacionit dhe Ministër Shteti për Çështjet e Rinisë, Sheikh Salman Sabah Al-Salem Al-Homoud Al-Sabah.Ambasadori Kujtim Morina vlerësoi para të pranishmëve në këtë ceremoni marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Kuvajtit dhe progresin e ty