Articles

Xhaçka takon ekipin përfaqësues të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit: Mundësi unike për promovimin e interesave të shqiptarëve në botë

Albanian

Gjatë vizitës së saj në SHBA, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi një takim me ekipin që do të përfaqësojë Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit. 
Ministrja Xhaçka theksoi se mandati në Këshillin e Sigurimit do t'i japë Shqipërisë mundësinë për t'u dëgjuar e për të kontribuar në platformën më të rëndësishme të politikës globale. 

Xhaçka në Ministerialin e OSBE-së: Ballkani i Hapur, mjet efektiv për bashkëpunimin dhe dialogun mes vendeve

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, drejtoi sesionin e Këshillit Ministror të OSBE-së që u mbajt në Suedi, në cilësinë e trojkës kryesuese të kësaj organizate për vitet 2019-2021.
Ministrja Xhaçka e cilësoi nismën 'Ballkani i Hapur' si një mjet efektiv për të luftuar pasigurinë dhe paqëndrueshmërinë, që po rriten gjithnjë e më shumë në hapësirën e OSBE-së. 
Sipas saj, bashkëpunimi dhe dialogu janë e vetmja mënyrë për t'i dhënë fund konflikteve dhe t'i hapin rrugë negociatave. 

Xhaçka në Ministerialin e NATO-s: Ballkani Perëndimor, shembull konkret i angazhimit shumëpalësh

Albanian

Pak orë përpara fillimit të takimit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s që këtë vit mbahet në Letoni, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në forumin me temë “Perspektiva e NATO-s drejt vitit 2030 dhe më tej”. 
Në këtë Ministerial marrin pjesë gjithashtu edhe Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Antony Blinken dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. 

Xhaçka në konferencën e nivelit të lartë: Roli dhe të drejtat e grave, prioriteti kryesor në Këshillin e Sigurimit të OKB

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në konferencën e nivelit të lartë me temë “E ardhmja e grave, paqes dhe sigurisë në Shqipëri”, organizuar nga prezenca e OSBE-së në Tiranë. 
Ministrja Xhaçka theksoi se Shqipëria ka përparuar shumë në rritjen e përfshirjes së rolit të gruas në fusha të ndryshme, teksa prezantoi edhe disa statistika lidhur me këtë çështje.  

Ministrja Xhaçka pret Ministrin Wang Yi: Optimistë për gjetjen konvergjencave e hapësirave të bashkëpunimit

Albanian

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Znj. Olta Xhaçka, priti në një takim Këshilltarin e Shtetit dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës, z. Wang Yi, në vizitën që delegacioni kinez i kryesuar prej tij po zhvillon në Shqipëri, në datë 29 tetor 2021, në kuadër të një turi rajonal.
Vizita përkon me 50-vjetorin e kthimit të Kinës në OKB, për të cilin Këshilltari i Shtetit dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Wang Yi, nënvizoi kontributin e veçantë të Shqipërisë dhe përcolli falenderimet e mirënjohjen e qeverisë dhe popullit kinez.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe Ministrja e Mbretërisë së Bashkuar për Evropën, Wendy Morton angazhohen për zgjerimin e Këshillit të Bashkëpunimit dhe Partneritetit

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi një takim me Ministren e Mbretërisë së Bashkuar për Evropën, Wendy Morton. Në fokus të diskutimeve ishte fuqizimi i bashkëpunimit dypalësh me fokus në marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare, si dhe dakordësimi për të bashkëpunuar për prioritetet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. 
Ministrja Xhaçka theksoi se Mbretëria e Bashkuar është një mik i rëndësishëm i Shqipërisë dhe aleat i Ballkanit Perëndimor. 

Ministrja Xhaçka takon kryetaren e radhës së OSBE: BE të reflektojë, progresi i dukshëm i rajonit nuk duhet anashkaluar

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, priti në një takim, Ministren e Jashtme të Suedisë, Ann Linde, e cila vizitoi Shqipërinë në cilësinë e kryetares së radhës së OSBE-së. 
Ministrja Xhaçka vlerësoi Kryesinë suedeze të OSBE-së në drejtimin e organizatës dhe për mbështetjen e treguar ndaj Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, në realizmin e reformave të rëndësishme. 

Diskutimi mbi situatën në Afganistan, Xhaçka: Shqipëria mbështet punën e OKB-së në Misionin e Asistencës në Afganistan

Albanian

Në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në diskutimin mbi situatën në Afganistan të organizuar nga Ministria daneze e Punëve të Jashtme dhe Instituti Ndërkombëtar i Paqes. 
Ministrja Xhaçka u shpreh se Shqipëria e ka treguar përkushtimin e saj ndaj qytetarëve të Afganistanit, duke qenë vendi i parë që u ofroi strehim refugjatëve. 

Takimet e nivelit të lartë në Nju Jork, Xhaçka: Krenare për përkushtimin e Shqipërisë ndaj paqes dhe multilateralizmit

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në hapjen e takimeve të nivelit të lartë të sesionit të 76 të OKB, në Nju Jork, në të cilin mori pjesë dhe Presidenti i SHBA, Joe Biden. 
Në postimin e saj në Facebook, Ministrja Xhaçka u shpreh krenare për përkushtimin që Shqipëria ka treguar ndaj multilateralizmit dhe zgjidhjes paqësore të konflikteve. 

Takim - EnerTech Holding Company

Albanian

Gjatë takimit me përfaqësues të kompanisë kuvajtjane EnerTech Holding Company u diskutua rreth mundësive që ofron vendi ynë për investime në fushën e energjisë së rinovueshme, ujit, etj.

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Salam Area, Block 7 Street 717
Villa 4, P.O.Box. 3090
Safat-13031, Shteti i Kuvajtit

Tel / Fax

Tel: +965 2524 0627
Fax: +965 2524 0628
Nr. i emergjences: +96594048219

E-MAIL


embassy.kuwait@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte
08:00 - 16:00