Ambasadori Saimir Bala mirëpritet në Kuvajt

SHTZ. Saimir Bala mirëpritet në Shtetin e Kuvajtit si ambasadori i ri i Shqipërisë në këtë vend. Sipas procedurave protokollare, ai mirëpritet në Sallen Vip në aeroportin e Kuvajtit më datë 1 maj, 2016 nga autoritete të MPJ-së vendase.
Më datë 2 maj, ambasadori Bala zhvillon takimin e parë me Drejtorin e Protokollit të Ministrisë së Jashtme të Shtetit të Kuvajtit,  Ambasador Dhari Ajran Al-Ajran. Gjatë bisedës së përzemërt me Ambasadorin Al-Ajran theksohen marrëdhëniet shumë të mira diplomatike midis dy vendeve si dhe dëshira e mirë e Shtetit të Kuvajtit për ti zhvilluar edhe metej ato. 
Në po të njejtën ditë, 2 maj, zhvillohet takimi me Zv. Kryeministrin e Parë dhe Ministrin e Jashtëm të Kuvajtit, Sheikh Sabah Khalid Al-Hamad Al-Sabah, ku u zhvillua edhe ceremonia e dorëzimit të kopjeve të Letrave Kredenciale. Ky takim mbyllet me ndjenjën e mirë të bashkëpunimit të frytshëm midis dy vendeve.
Më datë 3 maj, ambasadori Saimir Bala me anë të një ceremonie solemne i dorëzon Letrat Kredenciale Lartësisë së Tij, Sheikh Sabah Al-Ahmed Al-Jaber Al-Sabah.
 
 
 
 
 

Adresa

Ambasada Shqiptare
Salam Area, Block 7 Street 717
Villa 4, P.O.Box. 3090
Safat-13031, Shteti i Kuvajtit

Tel / Fax

Tel: +965 2524 0627
Fax: +965 2524 0628
Nr. i emergjences: +96594048219

E-MAIL


embassy.kuwait@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte
08:00 - 16:00