Takimin me Asistent Minister për Çështjet e Organizatave Ndërkombëtare të MPJ-së kuvajtiane

Sot, më datë 31 tetor 2018, me kërkesën e tij, Ambasadori Saimir Bala u prit në një takim nga Asistent Ministri për Çështjet e Organizatave Ndërkombëtare të MPJ-së kuvajtiane z.Naser A.M.AlHayen. Qëllimi i takimit kishte të bënte me shkëmbime mendimesh rreth marrëdhënieve shumëpalëshe.
Asistent Ministri Al-Hayan, ndër të tjera, tha se marrëdhëniet dypalëshe dhe shumëpalëshe ndërmjet dy vendeve janë të shkëlqyera. Kemi bashkëpunuar ngushtë me palën shqiptare dhe do të vijojmë edhe në të ardhmen për cështje që kanë të bejnë me OKB-në apo të tjera. Ai vlerësoi dhe mbështeti vendimin e palës sonë për të kandiduar si vendit kandidat jo-i përhershëm i KS së OKB-së 2022-2023. Më pas ai foli për takimin e fundit të Berlinit dhe përgatitjeve që po bëhen për të ndihmuar popullin sirian dhe zgjidhjen e krizës në këtë vend.  Lidhur me kërkesën e palës sonë për mbështetje nga pala kuvajtiane për antarësimin e Republikës së Kosovës në Interpol gjatë takimit që do të zhvillohet më 18-20 nëntor 2018, në Dubai/EBA, ai tha se jemi në kontakt me vendet e tjera të Gjirit për qëndrimin që do mbahet.

Postal Address

Embasy of Albania
Salam Area, Block 7 Street 717
Villa 4, P.O.Box. 3090
Safat -13031, State of Kuwait

Tel / Fax

Tel: +965 2524 0627
Fax: +965 2524 0628
Nr. i emergjences: +96594048219

E-MAIL


embassy.kuwait@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Sunday - Thursday
08:00 - 16:00