Koncerti i Orkestrës Simfonike të TKOBAP në Kuvajt

Më 28 janar 2017, Orkestra Filarmonike e Teatrit të Operas dhe Baletit dha një koncert në Kuvajt, organizim i ambasadës sonë në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, si dhe me mbështetjen e Këshillit Kombëtar për Kulturën, Artet dhe Letrat (NCCAL) të Kuvajtit.
 
Koncerti mbylli festivalin e Al Qurain në kuadër të aktiviteteve me rastin e festës kombëtare të Kuvajtit. Aktiviteti u zhvillua në Abdul Hussain Abdulredha Theater.  Pati një pjesëmarrje shumë të madhe nga vendas, ambasadorë dhe staf diplomatik rezidentë në këtë vend, përfaqësues të komunitetit shqiptar nga vendi ynë, Kosova dhe Maqedonia, etj. Ambasada kishte shpërndarë një numër të konsiderueshëm ftesash. Gjithashtu edhe nga ana e NCCAL (National Council for Culture, Arts and Letters) të Kuvajtit njoftimi për koncertin u bë në median e shkruar dhe vizive në vend.
 
Performanca e artistëve të orkestrës ishte e shkëlqyer. Koncerti pati një jehonë shumë të mirë në Kuvajt, si dhe u pasqyrua në të gjithë shtypin vendas.  Gjatë bisedës së Drejtores së TKOBAP-it, znj. Zana Çela me Sekretarin e Përgjithshëm të NCCAL-së së Kuvajtit, z. Ali Yohua, nga ana e këtij të fundit u premtua se pala kuvajtiane do të vijojë edhe në të ardhmen mbështetjen për vendin tonë në fushën e kulturës dhe artit.

Postal Address

Embasy of Albania
Salam Area, Block 7 Street 717
Villa 4, P.O.Box. 3090
Safat -13031, State of Kuwait

Tel / Fax

Tel: +965 2524 0627
Fax: +965 2524 0628
Nr. i emergjences: +96594048219

E-MAIL


embassy.kuwait@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Sunday - Thursday
08:00 - 16:00